BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Politike

Zbardhet shpërthimi në shtëpinë e Armand Dukës, arrestohet autori që vendosi tritolin, dyshohet konflikt për çështje biznesi

Zbardhet shpërthimi në shtëpinë e Armand Dukës,

Personi i cili vendosi eksplozivin në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në Durrës është arrestuar. Në prangat e policisë ka rënë 34-vjeçari A. Hasanaj, i cili rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar. Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, dhe që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, ndërsa janë ende të paqarta motivet apo konflikti që ka mes tij dhe Dukës të cilat e kanë shtyrë të kryejë këtë veprim. 34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Shtetit lidhur me veprimin e tij. Kujtojmë se, shtëpia e Dukës u sulmua me tritol të hënën në mbrëmje. Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar. Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin. Ndërkohë, pas sulmit në shtëpinë e tij me tritol, Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka thënë se dëmet nga shpërthimi nuk kanë qenë të shumta por ka thënë se ai gjithashtu është kërcënuar edhe me mesazh që i ka ardhur në telefonin e tij. Ky mesazh, sipas Dukës i ka ardhur pak ditë më parë dhe në të, atij i është kërkuar dorëheqja nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ose do të vritej. Duka ka thënë se përkundër që e ka marrë mesazhin kërcënues nuk ka shkuar në polici për ta denoncuar. Ai gjithashtu ka shtuar se shpreson që ky shpërthim në shtëpinë e tij mos të ketë lidhje me konfliktin e Federatës Shqiptare të Futbollit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Velijan. Ai tha se nuk ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në portën e shtëpisë së tij në Durrës.“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka pasur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia”, tha ai.

Më të lexuarat