BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Politike

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Berishës ka bërë një progres nga muaj shkurt. Mendimi pozitiv për PD e Berishës është rritur nga 27% që ishte në shkurt në 29.2% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e Berishës është ulur nga 70.4% që ishte në shkurt në 67.5% në mars. Por një rritje me 0.7% ka pësuar numri i qytetarëve që nuk kanë një pozicion të qartë për PD e Berishës. Kur i shohim politikisht, ata që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës, ka pasur një rënie të numrit të socialistëve që kanë mendim pozitiv për PD-në e Berishës, nga 11.1% që ishin në shkurt në 6.8% në mars. Ndërkohë, votuesit e PD në 2021 që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës janë shtuar nga 72.6% që ishin në Shkurt në 76.2% në mars. Një rritje në numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës ka pasur edhe numri i atyre që janë të paidentifikuar politikisht, nga 15.1% që ishin në shkurt në 18% në mars. Një rritje të perceptimit pozitiv ka pasur edhe figura e Berishës, nga 26.8% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 28.6%. Ndërsa mendimi negativ i qytetarëve për Berishën ka pësuar një rënie nga 70.4% në muajin shkurt, në 68.1% në mars. Ndërkohë Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë e Lirisë. Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 9% që ka qenë në muajin shkurt në 12% në mars. Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 86.4% në shkurt në 80.4% në mars. Por ka pasur një shtim të qytetarëve të Tiranës që nuk kanë një mendim për Partinë e Lirisë nga 4.6% që ishin në shkurt në 7.6% në mars. Kur i shohim ata që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë ka një rënie numrit të qytetarëve socialistë që kanë mendim pozitivë për PL nga 7.1% që ishte në shkurt në 4.3% në mars. Ndërsa numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 12% në Shkurt në 24.1% në Mars. Por numri i të pa identifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PL ka rënë nga 7.1% në shkurt në 4.9% në mars. Ashtu sikurse edhe mendimi pozitiv për partinë është rritur edhe mendimi pozitiv për kryetarin e saj Ilir Metën nga 8.8% që ishte në shkurt në 12.4% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Ilir Metën është ulur nga 87.6% që ishte në shkurt në 83.1% në mars.