BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka miratuar strategjinë antikorrupsion, përmes të cilës do të goditen pushtetarët e zhytur në afera jashtë Shqipërisë. Deri më tani mekanizmi i përdorur ishte ai i shpalljes “non grata”, por do të ketë dhe masa të tjera, sidomos në vendosjen sanksioneve ekonomike. Lidhur me strategjinë në fjalë reagoi dje kreu i Departamenti të Shtetit, Anthony Blinken ku u shpreh se DASH do të vazhdojë punën për ndalimin e korrupsionit në të gjithë globin dhe për të bërë të mundur rritjen e transparencës. “Korrupsioni dhe efektet e tij të dëmshme kanë potencialin të prekin pothuajse të gjitha aspektet e shoqërisë. Strategjia e SHBA-së për kundër korrupsionit përshkruan mënyrat se si Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndihmojë në luftën efektive për transparencë dhe parandalimin e korrupsionit në mbarë globin”, tha ai. Postimi i tij në rrjetet sociale u shpërnda edhe nga ambasadorja amerikane në vendin tonë, ç’ka është një sinjal se do të goditen edhe pushtetarët shqiptarë. “Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive. Ja lajmet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

Zbulimi i pronave

Teksa Departamenti i Shteti ka vendosur të marrë masa, duket se do të ketë një koordinim me Departamentin e Thesarit. Ky i fundit bëri të ditur njoftim të hënën duke kërkuar komente publike rreth një rregulloreje të mundshme që do të trajtonte atë që thotë se është një pikë e dobët në tregun e pasurive të paluajtshme. Thënë më thjeshtë, shumë zyrtarë të vendeve të huaja kanë blerë shtëpi e apartamente në SHBA me para në dorë dhe në emër të personave të tretë. “Rritja e transparencës në sektorin e pasurive të paluajtshme do të frenojë mundësinë që zyrtarë të korruptuar e kriminelë, të pastrojnë paratë e përfituara në rrugë të paligjshme përmes tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA”, tha Himamauli Das, drejtor i zyrës për luftën ndaj Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit. Zonat më problematike ku pastrohen para korruptive nga politikanët e huaj janë: Bostoni; Çikago; Dallas-Fort Ëorth; Honolulu; Las Vegasi; Los Anxhelosi; Majemi; qyteti i Nju Jorkut; San Antonio; San Diego; San Francisko dhe Siatëlli. Por kjo lëvizje e SHBA rrezikon disa politikanë dhe ish-funksionarë shqiptarë. Ka shumë emra që kanë prona në SHBA, disa i kanë deklaruar dhe të tjerët jo. Madje mësohet se dy politikanë të lartë shqiptarë kanë shumë prona atje të blera vite më parë dhe nëse bihet në gjurmët e tyre, ato do bllokohen.

Strategjia e DASH

Sa i takon strategjisë së DASH, ajo bazohet në 5 pika: Ngritja e punës kundër korrupsionit si prioritet në kuadër të përpjekjeve të saj diplomatike; Rishikimi dhe rivlerësimi i kritereve për ndihmën e qeverisë ndaj qeverisë, duke përfshirë transparencën dhe llogaridhënien; Zgjerimi i asistencës së SHBA-së me fokus antikorrupsion dhe monitorimi i efikasitetit të kësaj ndihme;

Ndërtimi i fleksibilitetit shtesë në nismat kundër korrupsionit dhe përpjekjet më të gjera të ndihmës për t’iu përgjigjur situatave të papritura në mbarë botën; Forcimi i kapaciteteve dhe mbështetjes së sektorit publik kundër korrupsionit, duke përfshirë institucionet e pavarura të auditimit dhe mbikëqyrjes; Tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është parë prej kohësh si një ‘stacion’ i qëndrueshëm për zyrtarë qeveritarë të korruptuar nga mbarë globi e aktorë të tjerë të paligjshëm, që kërkojnë të pastrojnë të ardhura të siguruara nga aktivitete kriminale.

në strategji, korrupsioni cilësohet si një kancer për shoqëritë. “Korrupsioni është një kancer brenda trupit të shoqërive, një sëmundje që ushqehet me besimin e publikut dhe aftësinë e qeverive për të ofruar për qytetarët e tyre. Efektet e dëmshme të korrupsionit ndikojnë pothuajse në të gjitha aspektet e shoqërisë. Ajo përkeqëson pabarazinë dhe polarizimin social, politik dhe ekonomik; pengon aftësinë e shteteve për t’iu përgjigjur krizave të shëndetit publik ose për të ofruar arsim cilësor; degradon mjedisin e biznesit dhe mundësitë ekonomike; nxit konfliktin; dhe minon besimin në qeveri. Ata që abuzojnë me pozitat e pushtetit për përfitime private vjedhin jo vetëm pasurinë materiale, por dinjitetin dhe mirëqenien njerëzore”, thuhet në strategjinë e DASH. Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, strategjia përshkruan një qasje të gjithë qeverisë për ngritjen e luftës kundër korrupsionit. Strategjia vë theks të veçantë në kuptimin më të mirë dhe reagimin ndaj dimensioneve transnacionale të kërcënimit, duke përfshirë marrjen e hapave shtesë për të reduktuar aftësinë e aktorëve të korruptuar për të përdorur sistemet financiare të SHBA dhe ndërkombëtare për të fshehur pasuritë dhe për të pastruar të ardhurat e akteve korruptive.