Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet strategjia e KLGJ, ja si do të ngrihet Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, brenda 2020 emërohen 12 emra në Gjykatën e Lartë

Postuar: 18/09/2019 - 09:10

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion mbetet prioritet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Teksa KLP po pret procesin e vetingut për pesë kandidatët e mbetur për të vijuar më tej procedurat, KLGJ ka hartuar një strategji për konstituimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas strategjisë së KLGJ, SPAK do të jetë gati brenda muajit dhjetor të vitit 2019. Aty specifikohet se ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion do të jetë e rakorduar me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nga ana e KLP. “Ngritja e Gjykatës të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mbështetja e fillimit të veprimtarisë së tyre: Gjykatat janë ngritur brenda vitit 2019; Janë plotësuar strukturat organike të këtyre gjykatave. Aktivitetet kyç: Njofton dhe merr pëlqimin nga gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Krimeve të Rënda; Bën koordinimin institucional me KLP-në dhe ngritjen e institucioneve në të njëjtën kohë; Bën emërimin e përkohshëm në këto gjykata të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda; Shpall vendet vakante të krijuara; Jep mbështetje për këshillat e gjykatave të posaçme, përfshi edhe hartimin e një plani pune transitor për vlerësimin e çështjeve në gjykim; Akordon burimet e nevojshme buxhetore. Muaji i fillimit-muaji i përfundimit: Janar - Dhjetor 2019 (ecuria duhet të jetë paralele edhe me proceset e KLP)”, thuhet në strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kostoja totale e KLGJ për ngritjen e SPAK do të jetë 407.572.500 lekë. Kjo strategji tregon qartë se SPAK do të jetë gati brenda vitit dhe se goditja antikorrupsion do të nisë shumë shpejt.

Emërimi i 12 emrave në Gjykatën e Lartë

Paralelisht me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, brenda pak muajve gati do të jetë edhe Gjykata e Lartë. Prej disa muajsh kjo gjykatë ka dalë nga funksioni për shkak të shkarkimeve të anëtarëve nga procesi i vetingut. KLGJ ka hapur garën për anëtarët jo-gjyqtarë, ndërsa në strategjinë e hartuar thuhet se brenda dhjetorit të këtij viti do të emërohen pesë gjyqtarët e parë. Ndërsa gjatë vitit 2020 do të emërohen shtatë anëtarë të tjerë, duke e çuar kështu numrin e gjyqtarëve të Lartë në 12. “Bërja funksionale e Gjykatës së Lartë si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohë sa më të shpejtë. Treguesit e suksesit: 5 gjyqtarë 31 dhjetor 2019 dhe 7 gjyqtarë të tjerë të punësuar brenda 31 dhjetorit 2020. Aktivitetet kyç: Harton rregullat për kriteret, etikën dhe veprimtarinë profesionale ndërmjet kandidatëve me pikë të barabarta (neni 32); Harton rregulloren për verifikimin e pasurisë dhe figurës, sipas nenit 32; Harton rregullat për vlerësimin në fusha të veçanta, vlerësimin e aftësive profesionale dhe rasteve me pikë të barabarta (neni 49); Vlerëson nevojën për vende vakante; Shpall vendet vakante; Vlerëson kandidatët; I propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë”; Muaji i fillimit/Muaji i përfundimit: Prill-Dhjetor 2019”, citohet në strategji. Me qëllim që Gjykata e Lartë të përshpejtojë shqyrtimin e dosjeve, KLGJ ka planifikuar që të emërohen sa më shumë këshilltarë që do të japin ndihmesën e tyre në këtë proces. “Funksionalizimi i shpejtë i Gjykatës së Lartë nëpërmjet plotësimit të nevojave infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Aktivitetet kyç: Harton një plan për punësimin e një numri të mjaftueshëm këshilltarësh ligjorë, që mbulon nevojat e Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Koordinon me donatorët për nisma që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve të punës reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit”, thuhet në strategjinë e KLGJ.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 09:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë goditje në radhët e të korruptuarve dhe krimit të organizuar.

Postuar: 19/10/2019 - 09:05

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur sërish kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postuar: 19/10/2019 - 08:35

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё.

Postuar: 19/10/2019 - 08:11

Zbardhet lista e deputetëve të cilët synojnë të marrin kredi të butë.

Postuar: 19/10/2019 - 08:08

 Dy ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi që të dekretojë emërimin e proku

Postuar: 19/10/2019 - 08:06

Çdo ditë e më shumë po jepen sinjale se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike,

Postuar: 19/10/2019 - 08:04

 Opozita parlamentare vijon të jetë e bindur se miratimi i reformës zgjedhore nuk do të kalo