Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet struktura e Komisionerit Publik, ja detyrat në procesin e vetingut

Postuar: 21/09/2017 - 09:17

Zbardhet organigrama e Komisionerit Publik, organ ky mjaft i rëndësishëm në procesin e vetingut. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta, Struktura e Institucionit të Komisionerit Publik përbëhet nga: Komisioneri Publik; Zyra e Komisionerit Publik; Njësia e Shërbimit Ligjor; Drejtoria e Menaxhimit të çështjeve dhe Dokumentacionit; Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Bashkëpunimit dhe Drejtoria Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore sa i takon Zyrës së Komisionerit Publik, ajo do funksionojë  pranë dy komisionerëve publikë. Ajo luan një rol të rëndësishëm këshillues dhe verifikues për problemet dhe fushën e përgjegjësisë që mbulojnë komisionerët publikë si dhe shërben si strukturë ndërmjetëse e problemeve administrative.

Zyra e Komisionerit Publik kryen punët përgatitore si dhe bashkërendon veprimtarinë e saj me drejtoritë e sektorët përkatës për studimet, kërkimet dhe raportet që komisionerët publikë i vlerësojnë të nevojshme. Zyra e Komisionerit Publik përgatit programin ditor të komisionerëve publikë dhe ndjek zbatimin e tij. Kjo zyrë përgatit mbledhjet e komisionerëve publikë. Po ashtu asiston në shqyrtimin e çështjeve brenda kompetencës së komisionerëve publikë.

Ndërsa Njësia e Shërbimit Ligjor përbën bërthamën ndihmëse këshillimore dhe mbështet punën profesionale të Komisionerit Publik. Njësia ushtron veprimtari këshilluese juridike dhe ekonomike, në procesin e ankimit duke përfshirë: studimin e dosjes, përgatitjen e çështjeve për shqyrtim, dhënien e opinioneve ligjorë dhe atyre më natyrë ekonomikë dhe çdo detyrë tjetër të caktuar nga komisioneri publik relator. Njësia e Shërbimit Ligjor propozohet të përbëhet nga 8 këshilltarë ligjorë dhe 4 këshilltarë ekonomikë, të cilët emërohen nga mbledhja e Komisionerëve Publikë pasi kryhet procesi i vlerësimit të tyre nga komisioni ad hoc sipas nenit 22 të ligjit Nr. 84/2016.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr