Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet vendimi, gjyqtarja Joana Qeleshi dha dorëheqjen pasi u njoh me aktet e KPK për pasurinë dhe figurën

Postuar: 09/11/2019 - 08:15

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqjen sapo është njohur me aktet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Qeleshi argumentoi se shkak për këtë vendim është angazhimi në një pozicion tjetër pune, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tregon ndryshe. Më 14 tetor të 2019, trupi gjykues i KPA në prani të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit, arriti në përfundim se provat në lidhje me kriterin e pasurisë dhe kontrollit të figurës kanë nivelin e provueshmërisë dhe vendosi mbylljen kryesisht të hetimit për subjektin e rivlerësimit. Sipas procedurës, menjëherë pas këtij vendimi, kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi është njoftuar përmes postës elektronike për mbylljen e hetimit dhe kalimin e barrës së provës, duke nënvizuar se shpjegimet apo provat në lidhje me rezultatet e hetimit duhet të dorëzohen jo më vonë se data 29 tetor. Komisioni në vendimin e saj ku deklarohet ndërprerja e procesit të vetingut për kryetaren e Gjykatës së Durrësit, shkruan se Qeleshi vetëm 4 ditë pas dorëheqjes nga posti, ka paraqitur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përmes postës elektronike sqarimet dhe kundërshtimet e saj në lidhje me gjetjet e parashtruara nga hetimi administrativ. Subjekti përfundimisht kërkoi ndërprerjen e procesit të vetingut. Procesi i vetingut për kryetaren e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi nisi në 15 mars 2018, nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa kryesuese, relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Qeleshi e nisi detyrën në krye të Gjykatës së Durrësit në 2013. Ndërsa kujtojmë se në 2017, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e saj nga posti, për shkak të një vendimi të dhënë lidhur me pronësinë e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri. Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë. Deri në fillim të vitit 2016, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit. Por më datë 25 mars të vitit të kaluar, Gjykata e Durrësit, ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë një familje nga Durrësi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 17:49

Policia çeke pritet të nisë patrullime në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizite zyrtare në Çeki.

Postuar: 14/11/2019 - 17:37

Partia Demokratike dhe opozita kanë hequr dorë nga protestat.Në një intervistë për Ora News, Lulz

Postuar: 14/11/2019 - 17:28

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk sheh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve të o

Postuar: 14/11/2019 - 17:21

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi zbërthen prapaskenat e lëvizjeve të bujshme të presidentit Me

Postuar: 14/11/2019 - 17:13

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, i ftuar në e A2, deklaroi se të gjithë personat që marrin

Postuar: 14/11/2019 - 17:08

Zbardhet projekt-rezoluta që do të diskutohet nesër në Kuvend në lidhje me propozimin e president