Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e aktit normativ për nëpunësin civil

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e aktit normativ për nëpunësin civil

Postuar: 01/02/2014 - 10:33

Është zbuluar projektvendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil. Sipas projekt-vendimit, akti normativ i qeverisë, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve. Në këtë mënyrë, çështja kthehet në pikën fillestare, në atë pikë që sot, pakkush mund të thotë sesi do të dilet nga kjo situatë, sesi do të trajtohen qoftë largimet e mëparshme nga administrata, qoftë dhe rekrutimet e reja në të. Për momentin të dy palët heshtin, edhe mazhoranca, edhe opozita.
 
E para është duke përgatitur përgjigjen e saj ligjore, e dyta duke pritur me një durim që është i rrallë për natyrën e saj, zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë një proces dramatik. Më shumë sesa për natyrën e gjykimit, procesi ishte dramatik për rrethanat në të cilat ai merrej dhe për ndjeshmërinë e fortë politike të tij dhe rreth tij. Katër nga nëntë gjykatësit më të lartë të vendit votojnë kundër. Përfshi edhe vetë kryetarin e Gjykatës së porsakonfirmuar sërish, në një mandat të dytë. Pesë gjykatësit e tjerë nuk kishin dilema dhe rrëzuan qeverinë. Sipas dokumentit të pafirmosur që disponon revista, konfirmohet se bashkë me kryetarin e Gjykatës Bashkim Dedja, votën pro variantit të maxhorancës e kanë bashkuar gjykatësit Sokol Berberi, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.
 
Ndërsa kundër ka votuar relatorja e çështjes Vitore Tusha dhe gjykatësit Gani Dizdari, Vladimir Kristo, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj. Ligji “Për nëpunësin civil” ishte një nga ligjet kusht të BE-së, miratimi i të cilit ishte lidhur me procesin integrues të vendit. Konsensusi për miratimin e tij që kaloi në një kalvar të gjatë ngërçesh, akuzash dhe kundërakuzash, kushtëzimesh dhe dyshimesh reciproke, u prish në mënyrë të njëanshme menjëherë sapo qeveria e re nisi mandatin e saj.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 21:46

Partia Demokratike ka publikuar të dhënat përfundimtare të anëtarëve që votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku në garë ishin Lulzim Basha dhe Eduart Selami.Siç shihet nga të dhënat afro gjysma e anëtarësisë ka bojkotuar zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2017 - 21:39

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet në PD, se kutitë po sillen drejt Tiranës.

Postuar: 22/07/2017 - 20:17

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu në një postim në “Facebook” ka komentuar zgjedhjet që u mbajten sot në PD për kryetarin e ri të saj.

Postuar: 22/07/2017 - 19:58

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nëpërmjet një statusi në “Facebook”, që “duhet të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh”.

Postuar: 22/07/2017 - 19:26

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar.

Postuar: 22/07/2017 - 19:15

Sot demokratët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Postuar: 22/07/2017 - 19:05

Deputetja demokrate Majlinda Bregu kujton se si sot një vit më parë, në Parlament është votuar reforma në drejtësi me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.