BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet vendimi, PD-LSI rikthejnë grupet e “shpëtimit kombëtar” si në 1997, kërkohet dhunë dhe përplasje civile përmes të fortëve

Zbardhet vendimi, PD-LSI rikthejnë  grupet e “shpëtimit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë ta kthejnë vendin në vitin e mbrapshtë 1997. Ambicia për pushtet e Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit po kthehet në një minë me sahat për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil. Një ditë më parë gazeta e bëri të ditur se në takimet që kryedemokrati Basha zhvilloi me ish-deputetët dhe aleatët u vendos të krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, e cila do të jetë prezente në 61 bashki të vendit. Ndërkohë që, dje ky projekt mori bekimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Rreth pasdites së djeshme, Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe Këshillin Kombëtar, ku të gjithë u dakordësuan për krijimin e kësaj aleance. “Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren n? terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, thuhet në vendim. Po çfarë është dhe çfarë synon Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë? Burime nga selia blu i pohuan gazetës se krijimi i kësaj aleance nënkupton grupe të strukturuara apo siç njihen ndryshe grupe mercenarësh, të cilët janë të porositur dhe synojnë të çojnë vendin në përplasje civile. Thënë më troç, nisma e Partisë Demokratike është e njëjtë me Komitetet e Shpëtimit Kombëtar të krijuara nga opozita e majtë në vitin 1997, me qëllim rruajtjen e sigurisë dhe përplasjen me qeverinë. Pjesë e grupeve të ngritura nga PD-LSI do të jenë njerëz të fortë dhe me impakt në qytetet për të frikësuar qytetarët dhe për të shkaktuar tensione.              

Përplasje mes militantëve të PS dhe PD

Nga ana tjetër, burimet theksuan se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka edhe një tjetër si mision të sajin, sikundër është përplasja me mazhorancën. Sipas informacioneve, grupi i mercenarëve do të organizojë tubime afër takimeve elektorale të mazhorancës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, sidomos atje ku do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, me qëllimi përplasjen mes militantëve. Pra, do të synohet që të protestohet afër vendit ku do të jetë i pranishëm shefi i qeverisë, me qëllim që në gjaknxehtësi e sipër militantët e opozitës të përplasen me ata të mazhorancës, duke shkaktuar dhunë e kaos dhe prishjen e fushatës zgjedhore.

Synimet e tjera të aleancës

Në dokumentin e miratuar dje nga Këshilli Kombëtar, është thënë se do krijohen edhe grupe për të bërë ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore.Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjithë pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë”, thuhet në dokument.

Rigels Seliman

Më të lexuarat