BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet vendimi për Fatmira Hajdarin, ja si u zbulua bllokimi i vizës nga SHBA dhe argumentet e gjyqtares

Zbardhet vendimi për Fatmira Hajdarin, ja si u zbulua bllokimi i vizës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur dje vendimin për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra. Përveç pasurisë së pajustifikuar, një element që e penalizoi ishte se nuk ka deklaruar që SHBA i ka bllokuar vizën. “Pas analizimit të dokumentacionit të sipërcituar, Komisioni konstatoi se në deklaratën për kontrollin e figurës, sipas shtojcës 3 të ligjit nr. 84/2016, dorëzuar fizikisht në datën 27.1.2017, germa “g”, në pjesën 5, pyetjes nëse i është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE-së/NATO-s, gjatë 10 viteve të fundit, subjekti i rivlerësimit i është përgjigjur “jo”, ndërkohë që nga pasaporta, në f. 29 të saj, konstatohet se subjektit të rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdaraj, i është revokuar VISA e tipit B1/B2 për në SHBA, shtet i cili është anëtar në NATO. Nga informacionet e marra nga organet kompetente, konfirmohet se subjekti i rivlerësimit është njoftuar personalisht, ose me shkrim në datën e revokimit të vizës (datë 26.1.2017). 7. Duke marrë në konsideratë faktin që Ambasada e SHBA-së, në një deklaratë për shtyp të datës 26.1.2017, ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për revokimin/refuzimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo deklaratë është bërë në të njëjtën kohë që subjektit të rivlerësimit i është revokuar viza për në SHBA”, thuhet në vendim. Por gjyqtarja këmbëngul se nuk ka mashtruar sepse në kohën kur ka bërë deklarimin nuk kishte dijeni se i ishte bllokuar viza. “Subjekti, gjithashtu, deklaron se vula e vendosur mbi vizë nuk shoqërohet me ndonjë datë, në mënyrë që ta konfirmonte atë dhe se deklaratën për kontrollin e figurës e ka plotësuar në datën 26.1.2017, dhe dorëzuar në mëngjesin e datës 27.1.2017, duke mos pasur asnjë dijeni në lidhje me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së për revokimin e vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, deklaratë kjo pa emra konkretë. Në fund, subjekti njofton se për të qenë korrekt në këtë deklarim, i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, me dy e-mail-e dhe një letër dërguar nëpërmjet Postës Shqiptare, duke i kërkuar konfirmim e datës së revokimit të vizës dhe datën e marrjes në dijeni në lidhje me revokimin e vizës, fakt të cilin e provon me informacionin e dërgimit të dy email-eve”, thuhet në vendim.

Më të lexuarat