BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, ja pse KPK konfirmoi në detyrë Flora Hajredinajn

Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, ja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi në detyrë më 16 tetor 2020, gjyqtaren Flora Hajredinaj të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi përmbysi rezultatet paraprake të hetimit administrativ për mungesë burimesh për krijimin e pasurisë, si dhe një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI nuk ka gjetur probleme në deklarimin e pasurisë të kryer nga gjyqtarja Hajredinaj. Ndërkohë, nga hetimi paraprak i KPK është konstatuar fillimisht një balancë negative në shumën 4 milionë e 975 mijë lekë, pasi është konsideruar i paprovuar burimi i një dhurimi të kryer nga vjehrri në shumën 40 mijë euro. Ky konstatim paraprak është ndryshuar më pas nga Komisioni që i ka vlerësuar bindëse shpjegimet dhe dokumentet e depozituara prej subjektit të rivlerësimit për dhurimin e vlerës 40 mijë edhe pse cilësohen si prova “të tërthorta”.

Sipas “BIRN”, Komisioni vlerëson të pabazuar raportin e dytë të DSIK-së, ku ngrihen dyshime se ka favorizuar kundrejt mitës disa persona në proceset gjyqësore dhe se sekser ka qenë bashkëshorti i saj. Gjithashtu, KPK vlerëson jopenalizues edhe mosdeklarimin e mosdhënies së vizës së vizitorit nga ambasada amerikane, në janar të vitit 2009. Vlerësimi i KPK është gjetur i drejtë edhe nga Komisioneri Publik, që njoftoi më 30 prill mosankimin e vendimit. Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka një karrierë prej dy dekadash në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar fillimisht si gjyqtare në Dibër dhe prej vitit 2003 në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate si rrjedhojë e reformës në drejtësi, Hajredinaj kaloi te Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupi gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtaren Hajredinaj kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Mungesa financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 119.56 m2 në Tiranë në gusht të vitit 2006 për çmimin 81 mijë euro, është konstatuar fillimisht nga Komisioni, pasi nuk është konsideruar si i ligjshëm një prej burimeve të deklaruara nga Hajredinaj, shuma 40 mijë euro e dhuruar nga babai i bashkëshortit në vitin 2005 pasi u shkëputën nga trungu familjar. Hajredinaj ka depozituar në Komision një deklaratë noteriale të vjehrrit të vitit 2016, ku ai shprehet se shuma 40 mijë euro është kursyer bashkërisht dhe përbëhet nga pensionet e tyre; pagat e subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj; të ardhurat e dy djemve nga emigracioni dhe qiratë e dy dyqaneve në qytetin e Bajram Currit prej vitit 1995 e në vazhdim. Në analizën paraprake, Komisioni ka konstatuar se vjehrri dhe vjehrra nuk kanë pasur mundësi të kursenin nga pensionet e tyre; se për të ardhurat e kunetërve nga emigracioni nuk janë depozituar dokumente dhe në analizën financiare fillestare janë përfshirë vetëm të ardhurat e subjektit në vlerën 1 milion e 885 mijë lekë dhe të bashkëshortit në shumën 300 mijë lekë, prej nga balanca negative ka rezultuar 2 milionë e 715 mijë lekë.

Më të lexuarat