BREAKING NEWS

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep përgjigjen që nuk e priste askush

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep
x

Politike

Zbardhet vendimi për shkarkimin e gjyqtares Anila Guri, nuk arriti të bindë të kundërtën e gjetjeve në pasuri, ja sqarimet e saj

Zbardhet vendimi për shkarkimin e gjyqtares Anila Guri, nuk arriti të

Zbardhet vendimi për shkarkimin nga detyra të gjyqtares dhe kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Anila Guri. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren në korrik të vitit 2019, pas gjetjeve të shumta në kriterin e pasurisë. Lidhur me dy kriteret e tjera, Guri u vlerësua pozitivisht. Për sa i përket pasurisë, në vendim, KPK ka pasqyruar dhe provat e dërguara nga gjyqtarja Anila Guri, të cilat nuk kanë bindur të kundërtën e gjetjeve. Për pasurinë shtëpi 3 katëshe, KPK ka konstatuar një sërë problemesh, mes të cilave edhe deklarimi i pasaktë i çmimit të banesës. Konkretisht, në deklaratën periodike të vitit 2003, ka deklaruar se banesa ka vlerën 7 milionë lekë, ndërsa në deklaratën e veting 6.5 milionë lekë, duke përfshirë edhe mobilimin dhe shtohet një kat, dhe si përfundim, në vendim shkruhet se vlera e pasurisë, është 5 milionë lekë. Pasi iu kalua barra e provës, gjyqtarja Guri dha shpjegimin e saj. “Ndërsa lidhur me deklarimin e vlerës së banesës, unë e kam bërë një deklarim të tillë pa pasur një informacion të saktë lidhur me vlerën reale të shpenzuar për ndërtimin e saj. Ajo është ndërtuar nga bashkëshorti im dhe ai asnjëherë nuk ka disponuar një kontratë sipërmarrje apo porosie të lidhur me shkrim”, ka deklaruar gjyqtarja, referuar vendimit të KPK-së. Gjetje u konstatuan dhe në burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë në fjalë. Pas një hetimi të thellë administrative, Komisioni arriti në konkluzionin se bashkëshorti i Gurit nuk ka pasur burim të ligjshëm të mjaftueshëm për krijimin e likuiditeteve për ndërtimin e kësaj banese. Mungesë të ardhurash janë konstatuar edhe për blerjen e një automjeti, Wolkswagen Golf, me burim krijimi të ardhurat nga puna e saj si gjyqtare dhe nga bashkëshorti i saj si avokat. “Të ardhurat nga aktiviteti i tij nuk mund të llogariten mbi një tarifë fikse të përmuajshme, sepse aktiviteti i tij është sipërmarrje private dhe të ardhurat varen nga sasia dhe cilësia e shërbimit të shitur, e cila nuk mund të jetë e njëtrajtshme për të gjithë vitin, por varet nga kërkesa dhe oferta në treg. Gjithashtu, në atë kohë mund të këtë pasur rast që është parapaguar pjesërisht dhe fatura tatimore është lëshuar në përfundimin e plotë të ofrimit të shërbimit”, ka sqaruar Guri, por nuk ka mjaftuar, ku sipas KPK, provat nuk janë bindëse.