Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason gazetarin grek, ja çfarë i thotë për Erdogan

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason
x

Politike

Zbardhja e vrasjes në Elbasan, vjen mesazhi i fortë i Taulant Ballës

Zbardhja e vrasjes në Elbasan, vjen mesazhi i fortë i Taulant

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes nga policia të disa ngjarjeve kriminale muajin e fundit në Elbasan.

Balla ka nxitur policinë që e Elbasanit që të forcojnë luftën kundër krimit.

“Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale.

Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse me padurim ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse.

E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit. Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive”, tha Balla.

Më të lexuarat