BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbatimi i vetingut, shumica e gjyqtarëve i shpëtojnë kontrollit të seancave gjyqësore, nuk kanë regjistruar proceset

Zbatimi i vetingut, shumica e gjyqtarëve i shpëtojnë kontrollit

Zbatimi tërësor i vetingut duket se nuk do të jetë aq i lehtë. Në shtator, gjyqtarët dhe prokurorët do i nënshtrohen 3 llojeve të verifikimit, nga pasuria, e shkuara dhe karriera. Sa i takon pasurive dhe të shkuarës së tyre po angazhohen Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Këto shihen si të rëndësishme si procese pasi nëse dikush nuk justifikon pasurinë largohet. Mirëpo një fazë e tretë është kontrolli i karrierës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, pasi përmes vendimeve që ata kanë marrë mund të shihet se sa e kanë zbatuar ligjin, edhe nëse ia kanë dalë të justifikojnë pasuritë. Në ligj është futur një dispozitë ku i jep të drejtë komisionit të vetingut që të kontrollojë dhe regjistrimet audio e video në gjykata, në kuadër të kontrollit të një çështje. Pra përveç se mund të marrë procesverbalin dhe vendimet që ka marrë një gjyqtar, një mjet i rëndësishëm ishte dhe regjistrimi i seancave. Por kjo do të jetë e pamundur për shumicën e rasteve pasi gjykatësit nuk e përdorin sistemin audio. Sipas raporteve të Inspektoratit të KLD, shumica e gjykatave e përdorin sistemin audio në nivele të ulëta dhe kjo do të thotë se shumë seanca nuk regjistrohen. Argumente që jepen nga inspektorët në raportet për vitet 2015 dhe 2016 është se mungojnë sallat e gjyqeve dhe shumë gjyqtarë detyrohen që proceset t’i zhvillojnë në zyrat e tyre. Pak kohë më parë, Inspektorati ka nisur hetimet për 8 gjyqtarë që nuk përdorin sistemin audio, duke mos regjistruar seancat. Por ky fenomen vijon të jetë shumë problem dhe sipas statistikave përdoret në nivel shumë të ulët.  Kjo do të thotë se grupi që do të kontrollojë vendimet e gjyqtarëve do bazohet vetëm në procesverbalet shkresore. Sipas statistikave, në vitin 2015 sistemi audio është përdorur në një mesatare prej rreth 30 për qind, ndërsa në 2016 ka pasur trend rritës, por sërish niveli mbetet shumë i ulët. Fillim të këtij viti përdorimi ka qenë 11.9 – 21.7 %, por më pas ka vijuar me ritme rritjeje.

Parashikimet në ligj

Në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve është përcaktuar dhe mënyra që do të ndiqet për të verifikuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri më tani. Sipas ligjit, Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të mbledhë deklarata nga subjekti i rivlerësimit, nga dëshmitarët, ekspertët dhe publiku; të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike; të këqyrë dhe të kontrollojë sende të luajtshme ose të paluajtshme, bazuar në vendimin e gjykatës kompetente. Sipas ligjit, deklarata e dhënë nga dëshmitari ose eksperti gjatë një procesi penal mund të përdoret në cilësinë e provës. Në ligj parashikohet që të hapen dhe vendimet e gjyqtarëve. Ky proces do të bëhet në mënyrë rastësore dhe 3 vendime të dhëna prej tyre do të verifikohen nëse kanë zbatuar me përpikmëri ligjin, afatet dhe gjithë procedurat që kërkohen për një proces gjyqësor. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat