BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zbulohen dy skenarët e protestës së opozitës, nga ngujimi para Kryeministrisë, tek rrethimi i Ministrisë së Brendshme, policia blindon institucionet

Zbulohen dy skenarët e protestës së opozitës, nga ngujimi

Vishet me mister protesta e opozitës, e cila do të zhvillohet nesër më 26 maj. Teksa kreu i PD, Lulzim Basha dhe njerëz pranë tij kanë deklaruar se protesta do të jetë paqësore, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe tensione. Ditën e djeshme Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26 majit. Por mësohet se PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe se në kërkesë është shënuar vetëm orari i fillimit të saj, si dhe vendi ku do zhvillohet. Kjo u bë e ditur edhe nga burime pranë policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se në kërkesën e demokratëve theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”, duke mos bërë të ditur përfundimin e saj. Mirëpo, gazeta ka zbuluar disa detaje, sa i takon asaj ç’ka pritet që të ndodhë nesër gjatë tubimit të opozitës. Sipas informacioneve, dy janë skenarët që do të aplikojë opozita në lidhje me protestën. Mësohet se nëse gjatë protestës vihet re një prani e madhe njerëzish, opozita mund të ngujohet para selisë së Kryeministrisë, veprim ky që sipas tyre, mund të ndikojë në vendimmarrjen e qeverisë, ku kjo e fundit të reflektojë në lidhje me kërkesën për dorëheqjen apo shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Megjithatë, ende nuk është vendosur asgjë, pasi sot pritet që Basha t’ju dërgojë një udhëzim gjithë degëve të PD në lidhje me organizimin dhe axhendën e protestës, pasi janë të painformuara. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se skenari i dytë i opozitës është edhe mundësia e rrethimit të Ministrisë së Brendshme, kjo për faktin se drejtues i këtij institucioni është personi që minoranca kërkon medoemos dorëheqjen e tij. Madje, sipas burimeve mësohet se gjatë qëndrimit të protestuesve të opozitës para godinës së ministrisë, mund të ketë edhe një përsëritje të protestës së 8 dhjetorit të vitit 2015, kohë kur u dogj bunkeri dhe u hodhën sende dhe gurë jovetëm ndaj Ministrisë së Brendshme, por edhe institucioneve pranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Kësisoj nuk përjashtohet mundësia e tensioneve të mundshme mes protestuesve dhe policisë. Pra këto opsione të aplikuara nga opozita, lënë të nënkuptojnë se protesta mund të zgjasë disa ditë. Megjithatë, mbetet për tu parë nesër se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Masat e policisë

Interesant është fakti se Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash, pavarësisht se opozita me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në kërkesën e saj nuk e ka specifikuar se kur do të mbyllet protesta e thirrur nesër në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Burime nga radhët e uniformave Blu thanë se pritet të angazhohen forcat e rendit, Forcat Shqiponja dhe Renea për këtë protestë, por numri i efektivëve që do angazhohen do përcaktohet ditën e sotme. Po ashtu, gazeta mësoi se të angazhuar do jenë FNSH, dhe ato operacionale. Gjithashtu, në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Synimi është shmangia e incidenteve dhe një tentativë e mundshme e protestuesve për të sulmuar institucionet, pavarësisht se organizatorët e kësaj proteste kanë mohuar ekzistencën e skenarëve të dhunës. Ndërkohë që mësohet se mbrëmjen e sotme Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmëri për protestën e Partisë Demokratike. Gjithashtu, mësohet se vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës. Po ashtu, do merren masa edhe për sigurimin e institucioneve përgjatë Bulevardit. Sakaq, mësohet se Policia ka kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë./ Rigels Seliman

Më të lexuarat