Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohen përplasjet në KLP, SPAK nuk ngrihet dot brenda qershorit, ja 12 prokurorët që nuk janë “skanuar” ende

Postuar: 16/05/2019 - 08:29

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion duket se ka ndezur përplasjet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e fundit që u mbajt gjatë kësaj jave, KLP vendosi që të shtyjë me tri javë afatin për vlerësimin e kandidaturave të mbetura dhe miratimin e raporteve për ta. Por ky afat nuk ka gjetur dakordësinë nga të gjithë anëtarët e KLP dhe u miratua me dhjetë vota pro dhe një kundër. Vota kundër u dha nga Nurihan Seiti, e cila nuk është pajtuar me shtyrjen e afatit për të kaluar në “sitë” kandidatët prokurorë për SPAK. Në njoftimin zyrtar që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nxjerrë për mbledhjen e fundit, thuhet se Seiti ka propozuar që afati të shtyhet me dy javë dhe jo me tre. Ajo ka argumentuar se nëse KLP merr tri javë kohë për të shqyrtuar dokumentacionin për 12 kandidatët e mbetur pa vlerësuar, atëherë Struktura e Posaçme Antikorrupsion nuk ngrihet dot brenda qershorit, afat i cili është vendosur nga vetë KLP. Sipas saj, dy javë janë mëse të mjaftueshme për verifikimin e dosjeve për garuesit. Por ky propozim i saji është hedhur poshtë nga pjesa tjetër e anëtarëve të KLP, të cilët kanë votuar pro afatit 3-javor. Por përmes këtij vendimi bëhet e pamundur ngritja e SPAK brenda qershorit dhe rrjedhimisht shtyrje pëson edhe nisja e luftës antikorrupsion në nivele të larta. Sipas afatit të ri të miratuar nga KLP pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit do të përfundojnë me hartimin dhe miratimin e raporteve për kandidatët në fillim të qershorit. Më pas e gjithë vëmendja kalon tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili duhet të kalojë me përparësi në veting pretendentët për t’u bërë pjesë e SPAK. Por duke qenë se vetëm 4 prej kandidatëve kanë kaluar deri tani në sitën e vetingut dhe janë konfirmuar në detyrë, pritet që KPK t’i duhet më shumë kohë sesa 3 javë të qershorit për të thirrur në seancë dëgjimore garuesit e mbetur e për të dhënë vendimet për ta. Kjo do të thotë që ngritja e SPAK ngelet për pas qershorit. Megjithatë mbetet të shihet sesi do të ecë puna e KPK dhe e KLP.

 

12 prokurorë s’janë “skanuar” ende

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkoi të zgjasë me tri javë afatin për vlerësimin e kandidaturave për SPAK sepse 12 prej kandidatëve nuk kanë kaluar akoma në “skaner”. Më konkretisht, KLP s’ka përgatitur akoma një raport për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Duhet theksuar fakti se ky i fundit është përballur me KPK dhe është konfirmuar në detyrë. Një tjetër kandidat për të cilin KLP nuk e ka gati një raport është prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Edhe ai, ashtu si Besnik Muçi, ka marrë vendimin pozitiv nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. E njëjta gjë vlen edhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Edhe ajo ka dalë para KPK dhe është konfirmuar në detyrë, por nuk ka kaluar akoma në “sitën” e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Emrat e tjerë për të cilët KLP nuk i ka akoma gati raportet vijojnë si më poshtë: Anton Martini, Arben Kraja, Besim Hajdarmataj, Dorina Bejko, Enkeleda Osmani, Elida Kackini, Maksim Sota, Ndini Tavani dhe Anita Jella. Nga ana tjetër, kemi 12 kandidatë të tjerë, për të cilët KLP i ka përgatitur vlerësimet dhe i ka miratuar ato në mbledhje. Pra, deri tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë gjysmën e punës dhe duke qenë se hetimet që kryhen për kandidatët janë të imtësishme, volumi i punës është i madh dhe prandaj u kërkua shtyrja e afatit. Por kujtojmë që një tjetër arsye është edhe ajo se pjesa më e madhe e garuesve janë gjetur me shkelje dhe KLP tani është në dilemë se kë të bëjë prokuror në SPAK që të luftojë korrupsionin në nivel politik.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:51

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi i është përgjigjur të gjithë atyre që pretendojnë se kritikët e Bashës, po i shërbejnë Ramës.

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve t

Postuar: 21/08/2019 - 09:12

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një reportazh të medias gjermane “Welt.de&rdquo

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:04

Veprim të pastër të një shteti komunist, e ka cilësuar Ylli Manjani, shembjen e lokalit “Pa

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i ka drejtuar një thirrje kryeministrit