BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbulohen porositë e SHBA-BE për komisionet e vetingut, zyrtarja e DASH dhe ministri Maas ultimatum të goditen të korruptuarit

Zbulohen porositë e SHBA-BE për komisionet e vetingut, zyrtarja e DASH

Ndërkombëtarët duket se kanë një synim të qartë: përfundimin me sukses të procesit të vetingut dhe spastrimin e sistemit të drejtësisë nga emrat e korruptuar. Për të përmbushur me sukses këtë synim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian iu kanë dërguar direktiva dhe ultimatume të qarta komisioneve të vetingut në vendin tonë. Gazeta e raportoi dy ditë më parë se Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel sollën në Tiranë të besuarit e tyre për të parë nga afër rrugëtimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e kushteve për integrim në BE. Para dy ditësh zbarkuan në kryeqytet zëvendës ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard, si dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Por pas takimeve të zhvilluara me politikanët, burime të afërta i thanë gazetës se dy zyrtarët e lartë kanë patur takime edhe me kryetaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Genta Tafa Bungo dhe Natasha Mulaj. Gazeta ka arritur të mësojë disa detaje nga takimi me dyer të mbyllura mes dy kryetareve dhe ministrit të Jashtëm gjerman. Sipas informacioneve, në fokus kryesor të diskutimeve ka qenë pikërisht procesi i vetingut. Burimet i thanë gazetës se ministri gjerman ua ka bërë të qartë dy kryetareve se ka ardhur në Tiranë me urdhër direkt nga Angela Merkel për të marrë sa më shumë informacione dhe të dhëna për reformën në drejtësi. Ai ka kërkuar që komisionet e vetingut të përshpejtojnë ritmet e punës me qëllim që procesi i rivlerësimit për gjyqtarët e prokurorët të mbyllet sa më shpejt e të mos ketë asnjë zvarritje. Por nga ana tjetër, ministri gjerman e ka ndalur theksin në takim edhe tek emrat e korruptuar. Sipas informacioneve, ai ka dhënë ultimatum që lupa e vetingut të skanojë me rigorozitet të gjithë emrat pa asnjë përjashtim.

Dosjet e korrupsionit në dorë të ndërkombëtarëve

Nga ana tjetër, Gjermania ua ka bërë të qartë komisioneve të vetingut se të gjithë gjyqtarët e prokurorët që rezultojnë të përfshirë në korrupsion, duhet të largohen me patjetër, pavarësisht postit që kanë. Heiko Maas ka kërkuar të mos ketë asnjë tolerim, madje i ka paralajmëruar dy kryetaret se pavarësisht asaj që ndodh në vend, dosjet e korrupsionit ndodhen në duart e tyre. Pra, ky është një paralajmërim i qartë për komisionerët e vetingut se nëse ka shkelje në vendimet që marrin ata për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të jetë e menjëhershme sepse ata tashmë janë në dijeni të dosjeve të korrupsionit. Kujtojmë që procesi i vetingut monitorohet vazhdimisht nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët hera-herës nuk kanë ngurruar të shprehin edhe mosdarkodësinë e tyre me vendimet e KPK, duke rekomanduar ankimime tek Komisionerët Publikë. Rastet më flagrante janë ato për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Për të dy këta emra ONM kërkoi shkarkim pas vendimit të dyshimtë të KPK për rikonfirmimin e tyre në detyrë. “ONM do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces. Çdo përpjekje për të influencuar procesin e vetingut, nuk do të tolerohen. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së analizojnë çdo dosje të vetingut. Kur në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë një gjë të tillë”, tha pak kohë më parë ONM.

Mimoza Ibra

Më të lexuarat