Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohen prapaskenat, Basha në vjeshtë ndryshon statutin për t’i shpëtuar largimit, nuk ka më të drejtë të garojë për kryetar

Postuar: 12/08/2017 - 10:01

Zbardhen prapaskenat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’i shpëtuar largimit nga kreu i partisë. Lulzim Basha humbi me një rezultat të thellë krahasuar me 2013 zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duke shkaktuar reagime të shumta se ai duhet të mbante përgjegjësi dhe të largohej nga posti i kryetarit të PD. Kreu i PD ka plan t’i paraprijë humbjes së zgjedhjeve vendore vitin tjetër, ku me anë të ndryshimeve statutore t’i shpëtojë largimit. 

Nga ana tjetër, statuti aktual i PD parashikon se kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. Kjo do të thotë se më 22 korrik 2021 Basha duhet të largohet nga PD edhe nëse fiton zgjedhjet, pasi statuti aktual nuk e ka të përcaktuar që kush fiton zgjedhjet mbetet kryetar. Në këto kushte, për t’i paraprirë të gjithë kësaj situate që nuk është aspak në favor të tij, Basha në vjeshtë do ndryshojë statutin e PD. Lulzim Basha e ka paralajmëruar edhe më herët se do të propozojë për kryetarin katër mandate nga dy vjet, pra të ketë të drejtën të futet në garë çdo dy vjet. Pra me ndryshimin e ri në statut, nëse Basha humbet zgjedhjet vendore, ai ka të drejtë të garojë dhe të rizgjidhet.

“Ne do të kufizojmë pushtetin e kryetarit duke propozuar katër mandate nga dy vjet, çdo dy vjet kryetari të jetë në test dhe do ta bëj të lehtë që ata që duan të kandidojnë le të kandidojnë”, ka thënë ai më herët. Sipas burimeve, në vjeshtë ky plan do bëhet realitet. Ndërkohë, neni 18 i statutit parashikon se kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. “Kryetari, nënkryetari dhe sekretari zgjidhen çdo katër vjet, me votim të fshehtë, nga mbledhja e të gjithë anëtarëve të seksionit, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Numri i kandidaturave që i nënshtrohen votimit duhet të jetë të paktën dy për cdo pozicion. Kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi”, thuhet në nenin 18 të statutit.

Ndryshimet në statut

Në vjeshtë, Lulzim Basha do të thërrasë Kuvendin Kombëtar, ku do të diskutohen ndryshimet e reja statutore. Ndërkohë, edhe grupi anti-Basha ka përgatitur 11 ndryshime në statut, që kanë si synim largimin e kryetarit nga partia, kur ai humbet zgjedhjet.

Këto ndryshime, grupi kundër Bashës ka paralajmëruar se do t’i paraqesë në Kuvendin Kombëtar. Por, nëse Basha në shtator fut në zgjedhje të gjitha strukturat drejtuese në PD, grupi i kundërshtarëve e humbasin të drejtën për të bërë propozime, pasi nuk do të jenë më anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të Kuvendit Kombëtar.  Qëllimi i të vjetërve është që të largojnë Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Sipas propozimeve të reja në statut, nëse kryetari humbet zgjedhjet dy herë radhazi, duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme. Pra, nëse projekti i ri do të miratohet në Kongres, Basha është i detyruar të largohet përfundimisht nëse humbet edhe zgjedhjet vendore pas atyre parlamentare. E ndërsa humbet zgjedhjet vetëm një herë, duhet të japë menjëherë dorëheqjen. 

Eneida Jaçaj

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 20:34

Pasi refuzoi takimin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim mbrëmjen e sotme të prokurorët për çështjen “Habilaj”.

Postuar: 17/10/2017 - 20:29

Albanologu i famshëm Robert Elsie është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Amaneti i tij ishte që trupi i tij të prehet në alpet shqiptare.

Postuar: 17/10/2017 - 20:05

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e krydemokratit Basha në Selinë e PD mbrëmjen e so

Postuar: 17/10/2017 - 19:54

Pas reagimit të tij në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit për akuzat e opozitës ndaj Saimir Tahirit.

Postuar: 17/10/2017 - 19:18

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për mediat dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryedemokratit Basha për të bashkuar “forcat”.

Postuar: 17/10/2017 - 19:08

Kreu i PD-së Lulzim Basha npas publikimit të dosjes për përgjimin e Habilajve ka njoftuar se  duke filluar nga nesër partitë opozitare në vend do të nisin një aksion të për

Postuar: 17/10/2017 - 18:33

Pas fjalës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, emri i të cilit përmendet në përgjimet e trafikantëve të drogës në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një dekla