BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Zbulohet avokati francez i Sali Berishës kundër SHBA, mbrojti një diktator, paguhet me miliona

Zbulohet avokati francez i Sali Berishës kundër SHBA, mbrojti një

Jean-Yves le Borgne është një prej avokatëve më të njohur dhe më të shtrenjtë në Francë, me çmimin për një çështje që shkon edhe në qindra mijëra euro.

Të dhënat e pasurisë së tij apo të ardhurat e kabinetit Le Borgne me adresë Bld. Saint Germain 116, 75006 Paris mbrohen nga ligji, por janë të njohura çështjet më të famshme të avokatit.

E para në listë, në vitet 1990, mbrojtja e suksesshme e Jean Chirac nga akuzat për korrupsion si kryetar i Bashkisë së Parisit, përpara se të bëhej President i Francës.

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Ëoerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili.

CEO i grupit më të madh francez automobilistik Renault-Nissan, Carlos Ghosn, gjithashtu ka pajtuar për avokat Le Borgne, kur u padit për organizimin e dasmës së tij luksoze në Versajë dhe për udhëtime luksoze të miqve të tij në karnavalet e Rios me paratë e kompanisë.

Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne.

I lindur në vitin 1950, avokati i Berishës është protagonist i shumë çështjeve të tjera me profil të lartë, nga politikanë apo CEO kompanish të mëdha, që janë edhe të vetmit që kanë kapacitetet për të paguar faturën e tij të kripur.

Më të lexuarat