BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Politike

Zbulohet “diversanti” që po i bën presion KLP për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim zbardh enigmën e lojës kundër Reformës në Drejtësi

Zbulohet “diversanti” që po i bën presion KLP për

Procesi i zgjedhjes së kreut të ri të Strukturës sëPosaçme Kundër Krimit tëOrganizuar dhe Korrupsionit, duket se ka shtuar oreksin e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, të cilët po lëvizin gjithë gurët në prapaskenëpër të kapur këtë institucion jetik për drejtësisë dhe që ka në dorë fatet e integrimit evropian të vendit dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Këtë javëKëshilli i Lartë i Prokurorisëa ka nisur verifikimet për kandidatët që do të garojnë për kryetar të SPAK, ku sipas KLP, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e Prokurorisë sëPosaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë proces reagoi dy ditë më parëambasadorja e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila u dërgoi një mesazh të fortë grupeve të interesit dhe aktorëve tëpërfshirë në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, që të bëjnë transparencë, pasi sipas saj, SHBA po i vëzhgon. Por teksa nuk kishte kaluar 24 orë nga kjo deklaratë, ambasadorja Kim ka bërë një tjetër lëvizje, duke shkuar në Ministrinë e Drejtësisë, teksa është takuar me ministrin Ulsi Manja. Lajmin e kësaj vizite blic e ka shpërndarë vetë ambasada amerikane në Shqipëri në rrjetet sociale, ku mesazhi është i qartë që politika të mbajë duart larg drejtësisë së re. Gazeta ka mësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës si promovuese dhe mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi ka simpati për një nga kandidatët, i cili plotëson kushte për të qenë kreu i ri i SPAK, për shkak se është i papërlyer dhe ështëtrajnuar në SHBA. Por burime nga mazhorancë pohuan se në lojëështë edhe ministri Manja, i cili kërkon të kapë SPAK përmes një tjetri kandidat qëështë pjesë e garës për të pasura Arben Krajën. Manja ështëakuzuar edhe më herët nga opozita se synonte të kapte dhe kontrollonte Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përmes mikut të tij prokurorit special, Altin Dumani. Kështu që ky “ves” i Manjës, duke se ka shqetësuaramerikanë, të cilët janë vënë në lëvizje për të bllokuar këto skenarë dhe tentativa të mazhorancës për të futur duart në sistemin e drejtësisë. Por përveçopozitës, edhe gazetari Poli Hoxha është shprehur dje se ministri Ulsi Manja është një nga politikanët që ka ndërhyrë hapur në SPAK.Këtë ai e tha dje në një intervistë për mediat, ndërsa ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila bëri thirrje që zgjedhjet për kreun e SPAK të jenë transparente.

Mesazhi i ambasadores Kim

Ndërkohë detaje dje rreth vizitës së zonjës Kim ka dhënë dje edhe ambasada e SHBA në Tiranë. “Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE. Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tëitter. Dy ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pati një mesazh në lidhje me zgjedhjet për kreun e ri të SPAK duke thënë se procesi duhet të jetë transparent dhe pa manipulime nga ata që duan të ndikojnë në drejtësi.Tre kandidatët për kreun e të SPAK, janë Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani të cilët sipas KLP i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.