Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet dokumenti, ja pse SGA po tenton të sekuestrojë pronat e shqiptarëve, synon të mbledhë 18 mln euro nga kreditë e “Veneto Banka”

Postuar: 18/08/2019 - 15:30

Dalin në dritë të tjera fakte nga maskarada që po ndodh me falimentimin e “Veneto Banka”. Edhe pse falimenti ka gati 2 vite që ka ndodhur, misteret, shkeljet e ligjit dhe zhvatjet vijojnë të ndodhin edhe sot. Gazeta ka siguruar një dokument që tregon se si mbërritën kreditë e klientëve të Veneto Banka sh.a., tek SGA spa, Shoqëri Shtetërore Italiane për Mbledhjen e Borxheve të Këqija. 18 miliardë euro është fatura e shumës që “SGA spa” duhet të mbledhë për 112 mijë debitorë të dy grupeve bankare, “Veneto Banca” dhe “Banca Popolare di Vicenza”. Po aq është shuma e faturës që duhet që Qeveria Italiane t’i paguajë Bankës “Intesa Sanpaolo”. Nga këto 75 milionë euro për bankën e Grupit në Shqipëri, Veneto Banka sh.a. Po kush është statusi i klientëve që do të trajtojë SGA spa? Këtë e thotë ky dokument zyrtar i publikuar nga vetë kjo shoqëri italiane shtetërore, që në Shqipëri vazhdon të kërcënoj klientët shqiptarë me Urdhra Ekzekutimi nëpër Gjykata Shqiptare. Grupi i parë janë klientët me “kredi me vonesa”, të cilët sipas Rregullores së Bankës së Shqipërisë duhej negociuar me ta që të ktheheshin në kredi standarde. Nuk u negociua për arsyet që i dimë tashmë. Ishin 50 milionë euro cash që prisnin për të udhëtuar drejt Shqipërisë për të rimbursuar këto kredi. Vazhdojmë me klientët që “nuk kanë mundësi të paguajnë”, pra që duhen kaluar në humbje dhe më pas klientët që tashmë janë klientë të klasifikuar si “kredi të humbura”, për të cilat Banka e Shqipërisë provigjonoi jo pak po plot 25 milionë euro. Pra kemi një histori ku është e përfshirë dhe Banka e Shqipërisë, pasi edhe ajo përfiton në këtë mes.

Kërkesat në gjykatë

Dokumenti i mësipërm tregon se SGA nuk po tenton të mbledhë kreditë, por qëllimi është të përfitojë nga kolateralet. Janë shumë kërkesa në gjykata për të nisur sekuestrimin e pronave. Sipas ish-punonjësve dhe klientëve të “Veneto Banka”, kjo është në shkelje të ligjit, pasi po u sekuestrohet pasuria nga një kompani që nuk operon në vendin tonë. Pra po cenohet sovraniteti nga një kompani italiane. Por për atë që duhet të marrë masa dhe mbikëqyrë gjithë procesin nuk ka asnjë problem. Bëhet fjalë për guvernatorin pa mandat Gent Sejko, i cili dha garanci në fillim se do mbikëqyrte procedurat e falimentimit të bankës italiane, por deri më tani ka qenë palë me grabitësit e pronave të shqiptarëve. Dhe e bukura është që sekuestrimi i pronave po bëhet me akte noteriale. Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara noterit Alket Mancka është nënshkruar një akt noterial, i cili vërtetonte se përfaqësuesit e pranishëm nga “Veneto Banca në Lca” dhe “SGA spa” “deklarojnë që të gjitha kushtet për transferimin e Kredive janë përcaktuar në përputhje me Marrëveshjen e Transferimit të Kredive dhe gjithashtu me Marrëveshjen për Transferimin e Kredive, ndaj këto kredi konsiderohen të miratuara nga ana e “Veneto Banca spa” në LCA tek “SGA spa”, e cila është edhe kreditori aktual i kredive, duke filluar nga dt. 1 korrik 2018″. Pra kreditë u shitën nga “Veneto Banaka” te kompania SGA, e cila menjëherë nis procedurat për mbledhjen e borxheve. Për të nënshkruar deklaratën noteriale për “Veneto Banca në LCA”, me autorizim ishte z. Alberto Morini, i cili nuk ka ndonjë lidhje me LCA, por në të vërtetë është një punonjës i “Intesa Sanpaolo Bank”. Pra milionë euro prona po sekuestrohen vetëm me një akt noterial.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin