Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet letra/ Prefekti i Shkodrës shkresë Ilir Metës, për çfarë e njofton?

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij, mbledhje kjo e cila u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universiteti “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht.

Ai mes tjerash sqaron presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se sipas selisë blu, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C

Postuar: 17/09/2019 - 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu

Postuar: 17/09/2019 - 22:32

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zg

Postuar: 17/09/2019 - 22:23

Ndërsa në korridoret politike janë shtuar zërat për një marrëveshje të re Rama-Basha, presidenti