BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Politike

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,

Ka kaluar një vit nga shpallja e Sali Berishës “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk ka asnjë ecuri nga procesi gjyqësor që ka hapur ndaj Antony Blinken. Në konferencën për shtyp, ai tha se nuk ka progres për të vetmen arsye, për të cilën është edhe i vetëdijshëm, Sali Berisha është në disfavor përballë Sekretarit të Shtetit, duke pranuar se nuk mund të fitojë një proces zgjedhor kundrejt Blinken dhe nxjerrë zbulura mashtrimin e tij. Gazeta e ka deklarura pak ditë më parë se Berisha ka mashtrura me gjyqin kundër Blinken në Francë dhe se e gjitha kjo bëhet për konsum politik. Por dje një gjë e tillë është pohura edhe nga goja e Berishës. Sipas këtij të fundit, dy janë arsyet se përse ka dështura. Ee para se nuk janë shtetas francezë dhe e dyta se Blinken ka imunitet, dukë lënë të nënkuptohet se gjyqi i hapur ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit është një farsë dhe njëkohësisht mashtrim. "Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet", tha Berisha, mbi gjyqin që ai ka hapur kundrejt Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. 

Deputeti i CDU: Nëse Berisha rikthehet në krye të PD, përjashtojmë PD nga PPE

Por “non grata” nga amerikanët nuk është i vetmi problem që ka Berisha, pasi këtë të fundit i janë hapur telashe edhe me europianët. Ka qenë deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, i cili në një intervistë për “DË”, ka shprehur keqardhjen për zhvillimet në Partinë Demokratike në Tiranë. Deputeti i partisë simotër të PD në gjermani, anëtare në PPE, thotë se nëse do të ketë kthim në të djeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen e tij dhe ai do të angazhohet që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane, ku sipas tij duhet ecur përpara. Pra, nëse PD zgjedh Berishën, jo vetëm Shtetet e Bashkuara por edhe aleatët evropianë do ta shpallin ‘non grata’. “Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara” tha Krichbaum.

Berisha i përgjigjet Krichbrunm pas “non gratas”: Është qëndrim personal

Megjithatë, ish-kryeministri një përgjigje ka pasur edhe për deputetin e CDU-së Gunther Krichbaum, i cili deklaroi se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. “Keqardhje që një deputet i Budentagut i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ia e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës”, tha Berisha. Ish-kryeministri operacionin e SPAK ditën e djeshme që çoi në shkatërrimin e 8 grupeve kriminale. Sipas tij, ai operacioni ishte një blof, pasi u arrestuan vetëm 7-8 kriminelë, ndërsa të tjerët u larguan pasi morën mesazhe. Sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, Berisha tha se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por ai po përdoret nga Edi Rama. Berisha u shpreh se Alibeaj shkon në negociata për të lexuar fjalimet që ia shkruan Taluant Balla.