BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës merr vendimin

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të
x
BREAKING NEWS

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia nëse Shkupi s’pranon propozimin e Macron, Rama shpalos vizionin e tij gjatë vizitës në Holandë

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e
x

Politike

Zbulohet mashtrimi i Sali Berishës, PPE ka uruar kryetarët e rizgjedhur të PD, ja prova që e nxjerr zbuluar “non gratë”-n

Zbulohet mashtrimi i Sali Berishës, PPE ka uruar kryetarët e

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot se pse asnjë nga ambasadat e Bashkimit Europian nuk e kanë uruar pas zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike. Gjatë një prononcimi për mediat, ai deklaroi se sa herë që është zgjedhur kryetari i PD-së, nuk ka pasur asnjë urim. Por duket se kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Në qershor të vitit 2021 kur u zgjodh Lulzim Basha kryetar i PD-së, Partitë Popullore Europiane e kanë uruar me anë të një postimi në Tëitter. “Le të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, dhe sëbashku të luftojmë për një Shqipëri demokratike dhe Europiane”, shkruante PPE asokohe. Për zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit më 22 maj kur u zgjodh Berisha kryetar i PD-së, PPE nuk ka mbajtur ende një qëndrim. Më 31 maj, Partitë Popullore Europiane do të zhvillojnë një takim ku pjesë e axhendës do të jetë edhe situata e trazuar brenda Partisë Demokratike. Mësohet se PD do të përfaqësohet në këtë mbledhje të rëndësishme të PPE-ve nga Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetarë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, po ashtu dhe nga deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së. Mësohet se nga tre deputetët e ftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Partive Popullore Europiane, vetëm Jorida Tabaku ka të drejtë votë në këtë mbledhje të rëndësishme të partive si motra të PD-së. Ndërkaq, mësohet se dy deputetët të tjerë të pozicionuar në krah të “Foltores” dhe Sali Berishës kanë marrë ftesë për të qenë prezent në këtë takim, por ata nuk kanë të drejtë vote.

Më të lexuarat