BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

Zbulohet PLANI i opozitës për zgjedhje të parakohshme, e konfirmon vetë ish-deputeti demokrat: Ja çfarë do ndodhë

Zbulohet PLANI i opozitës për zgjedhje të parakohshme, e

Ish-deputeti demokrat, Albo Bumçi, ka zbuluar planin që opozita po e mendon që ta vërë në zbatim në muajt në vijim. Duke folur në studion e lajmeve të Neës 24, Bumçi tha se “protestat u ndalën për shkak të integrimit (deri më 18 tetor) sepse nuk donim të dukeshim sikur ishim ne ata që po pengonim Shqipërinë, kur në fakt është kriza e rëndë”.

“Tani – tha ai-, po punojmë për reformën zgjedhore dhe sapo reforma të përfundojë është gati baza ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë janë ngritur dhe institucionet kryesore të drejtësisë, ndaj duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në pranverë, në mars 2020.

Kjo është zgjidhja! Nëse nuk ndodh kështu, ne do të dalim në protesta, të cilat nuk do të jenë më një shëtitje në Bulevard”.

Duke argumentuar se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje pikërisht pas 4 muajsh, Bumçi u shpreh se:

“Shqipëria është e sëmurë, po lëngon. Është kancer, që i ka prekur organet vitale të trupit. Ekonomia është në krizë shumë të rëndë.

Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.

Sa më gjatë të zgjasë kjo, do të çojë në një situatë, që do jetë e vështirë ta rikthejmë. Shkaktari i krizës është Edi Rama”, deklaroi Bumçi.