BREAKING NEWS

Lëvizja e mistershme e Metës, Presidenca 'merr' logon e CDU-CSU/ Çfarë pritet të ndodhë nesër? (Dokumenti)

Lëvizja e mistershme e Metës, Presidenca 'merr' logon e
x

Politike

Zërat pro ndërtimit të Teatrit, Rama citon Gaz Pajën: Edhe ato që nuk kanë qenë dakord e kanë kuptuar që... (Reagimi i plotë)

Zërat pro ndërtimit të Teatrit, Rama citon Gaz Pajën: Edhe

Aktori Gazmend Paja, është personazhi i radhës, që ka cituar kryeministri Edi Rama, si një nga zërat që është rreshtuar pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit Kombëtar. Ai shkruan se është një nevojë urgjente një godinë dinjitoze për legjendat që i kanë dhënë shumë artit shqiptar.

Madje thekson se edhe ata që në fillim ishin kundër, e kanë kuptuar që kjo është një vendim në të mirë të tyre.

"Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj. GAZMEND PAJA:Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit", shkruan Rama.