BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zëri i Amerikës artikull për sulmin ndaj Sali Berishës: Kush është Gerti Shehu

Zëri i Amerikës artikull për sulmin ndaj Sali Berishës: Kush

Përkrahës të opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilluan sot një tubim proteste pak metra larg Takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor. Organizatorët pohuan se po u tregojnë në këtë mënyrë përfaqësuesve të Bashkimit Europian të mbledhur në Tiranë, mbi korrupsionin qeveritar dhe kërcënimin, që kryeministri Rama po u bën vlerave europiane dhe demokratike.

Pak para se të niste tubimi, ish kryeministri Sali Berisha u sulmua me grusht në fytyrë, nga një person, që sipas tij, është “agjent i policisë kriminale”, ndërsa sipas policisë, ai është person me precedentë kriminalë dhe me çrregullime të shëndetit mendor.

Ish kryeministri Sali Berisha u sulmua sot papritur nga 31-vjeçari Gerti Shehu, ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama. Shehu iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë, u bllokua nga rojet e ish kryeministrit dhe më pas ai u mor nga forcat e policisë.

Zoti Berisha, megjithë goditjen dhe gjurmët e rënda të saj në faqen e djathtë, përshëndeti protestuesit nga podiumi pranë urës në shëtiroten “Dëshmorët e Kombit”.

Ai tha se sot është rasti më i mirë që Europa ta dëgjonte nga shqiptarët të vërtetat mbi krimin, korrupsionin dhe narkotikët, ku është përzjerë qeveria Rama, duke e rrezikuar Shqipërinë. Zoti Berisha theksoi se kryeministri Rama ka vjedhur votat e lira, ka dhunuar fjalën e lirë të shtypit, po abuzon haptas me pushtetin dhe me fondet publike dhe rinia po emigron masivisht.

“Kemi përballë një kryeministër mafioz, që arrogancën e ka të vetmen përgjigje mbi situatën e krijuar. Për 7 vite janë larguar 27 për qind e popullsisë. Kombit tonë po i vjedhin të ardhmen e tij”, tha zoti Berisha.

Tubimi u mbajt mbi urën e shëtitores "Dëshmorët e Kombit", aty ku policia kishte vendosur barriera hekuri, si perimetër sigurie, për mbarëvajtjen e takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në tubim, zoti Berisha bëri thirrje që dhunuesi i tij të lirohej, duke theksuar se autori i vërtetë i sulmit ishte kryeministri Rama. A i shtoi se korrupsioni është mbizotërues në vend dhe kjo nuk und të ndodhë, nëse nuk e bëjnë qeveritarët e lartë

“Në raportet e ndërkombëtarëve Shqipëria shënohet si vendi më i korruptuar i kontinentit. E vërteta është se Edi Rama dhe qeveria e tij si dhe nomenklatura e partisë së tij, janë më të korruptuarit në Europë, ndërsa shqiptarët e thjeshtë, që janë në këtë shesh dhe në shtëpitë e tyre, janë viktimat më të dhimbshme të vjedhjes dhe korrupsionit në kontinent”, tha zoti Berisha.

Në tubim foli edhe ish presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i partisë së lirisë, duke theksuar qeveria po e shpopullon vendin me keqqeverisjen e saj dhe se koha e e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara ndaj kryeministrit Rama, të cilin e akuzoi si orkestruesin e ngjarjes kundër zotit Berisha. Policia njoftoi më vonë se 31-vjeçari i cili goditi me grusht deputetin Sali Berisha, është person me precedentë të mëparshëm kriminalë: plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Familjarët i treguan policisë diagnozën klinike, sipas të cilës, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh për këtë.

Më pas në një konferencë shtypi zoti Berisha deklaroi se njoftimi i policisë ishte një mashtrim, dhe se Gert Shehu “ishte agjent i policisë kriminale”, që u keqpërdor nga kryeministri Rama. Ai tha se këtë akt e kryen zoti Rama, ministri i brendshëm Bledi Çuçi, dhe ish drejtori i policisë Ardi Veliu.

Por kryeministri Edi Rama shpërndau një deklaratë, sipas të cilës, ai dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, deklaroi zoti Rama.

Për sulmin reagoi një zëdhënës i ambasadës së SHBA-ve. Ai deklaroi se u skandalizuan nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presin, që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin.

“Askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, shtoi ai në reagimin për ngjarjen para nisjes së tubimit të opozitarëve.

OSBE deklaroi se “jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi sulmin fizik gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj deputetit Berisha, duke i cilësuar si akte të papranueshme, që bien ndesh me parimet e demokracisë. “Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”, deklaroi zoti Begaj. Gjatë një konference shtypi në mbrëmje, drejtori i ri i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se incidenti i ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha ishte i paprecedent dhe i dënueshëm, por hodhi poshtë komentet e tij se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i policisë kriminale, dhe se u përdor për të kryer akt dhune ndaj tij.

“Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. Ai nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni. Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të tij iu dha medias nga familjarët e tij”, tha zoti Rrumbullaku.

 

Më të lexuarat