BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Zëri i Amerikës flet për lëvizjet e PD-së dhe LSI-së në Shqipëri: Nisin proceset për ankimimet kundër rezultatit të zgjedhjeve

Zëri i Amerikës flet për lëvizjet e PD-së dhe

Në Shqipëri nisi sot procesi i vlerësimit të ankimimeve të paraqitura nga Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për integrim dhe subjekte të tjera që morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Prillit. Dy partitë kryesore të opozitës kanë kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 nga 12 qarqet që ka vendi. Por ndërsa procesi sapo ka nisur, Partia Demokratike, ka deklaruar përmes kryetarit të saj Lulzim Basha se nuk do ta njohë kurrë rezultiatin e këtyre zgjedhjeve

Tre ankimimet e para të PD-së, LSI-së dhe një kandidati të Vetvendosjes, me të cilat nisi sot procesi, kanë të bëjnë me rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës, ku socialistët morën tre mandate, demokratët 1 dhe Lëvizja socialiste nuk arriti të merrte asnjë deputet.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i bashkoi në një, të tre ankimet, dhe dëgjoi sot pretendimet e të gjitha palëve. Vendimi pritet të shpallet në ditët e ardhshme duke qenë se Komisioni do të presë të marrë përgjigje dhe për disa prova të kërkuara nga PD dhe LSI.

Seanca e sotme hapi siparin e një odiseje që duket se do të jetë e gjatë. Janë në totalë 18 ankimime, 9 të paraqitura nga demokratët, 6 nga LSI-ja dhe tre nga kandidatët e Vetvendosjes, në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Dy partitë kryesore kanë kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në 9 nga 12 qarqet e vendit, duke pretenduar një shitblerje masive të votës, shfrytëzimin nga ana e socialistëve në pushtet të të gjithë makinerisë shtetërore në funksion të fushatës, përfshirë akuzat për lidhje me element kriminalë apo mohimi i të drejtës së emigrantëve për të votuar dhe shumë elementë të tjerë që sipas opozitës çuan në atë që e quan një masakër elektorale.

Pavarësisht vendimit që do të merret, një gjë është thuajse e sigurt, se nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, gjithshka pritet të përfundojë dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërsa procesi i ankimimeve është në fillesat e tij, demokratët megjithatë kanë bërë të qartë, siç u shpreh dje Kryetari i tyre Lulzim Basha, se “nuk do të njohin kurrë rezutatin” e këtyre zgjedhjeve, i cili e lë PD-në sërish në opozitë me 59 deputetë e që me vetëm 4 mandate të LSI-së, mbeten larg 74 mandateve të siguruara nga vetë socialistët.

Nga ana e tij komuniteti ndërkombëtar, bëri thirrje pak ditë pas votimit, që palët të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Zoti Basha ka ndërmarrë një tur në bazën e partisë së tij, duke denoncuar atë që sot gjatë një takimi në Lezhë e quajti “vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori”. Me këtë temë ai po përpiqet të anashkalojë dhe zërat që kanë kërkuar largimin e tij, duke kujtuar faktin se zgjedhjet për drejtuesit e rinj të PD-së janë pas pak muajsh. Dhe sot në Lezhë ai tha që “le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktivë, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund. Ju e keni patur dhe shumë shpejt do ta keni përsëri të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit tuaj me votë, por tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek mobilizimi i çdo energjie të demokratëve, të mbështetësve tanë të atyre që na besuan pavarësisht nëse janë apo jo votues tanë për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se për ne ditët e tyre janë të numëruara”.

Por një prej zërave më kritikë ndaj tij, dhe që ka shpallur dhe kandidaturën për kreun e Partisë, Fatbardh Kadilli, në një mesazh drejtuar sot demokratëve, të shpërndarë përmes Facebook-ut, shprehet se sipas tij është I nevojshëm një project I ri politik për PD-në. “Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij. Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë”, thekson zoti Kadilli.

Më të lexuarat