BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Politike

Zëri i Amerikës: Mini-Shengeni Ballkanik shndërrohet në “Ballkani i Hapur”

Zëri i Amerikës: Mini-Shengeni Ballkanik shndërrohet në

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet në kufijitë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve nga tre vendet, duke filluar nga 1 janari, 2023, një nismë kjo që të enjten e ndryshoi zyrtarisht emrin në “Ballkani i hapur” nga referenca e njohur Mini-Shengeni Ballkanik.

Treshja e drejtuesve të këtyre vendeve në Forumin Ekonomik në Shkup shprehën pakënaqësitë lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtypi perëndimor e ka cilësuar nismën e tre vendeve për heqjen e kontrollit kuftar si frustrim i tyre nga Brukseli.

Ndërkohë, udhëheqësit e tre vendeve Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev folën për përfitimin në aspektin ekonomik dhe tregtar, teksa u shprehën se në kufijt e tre vendeve do të ketë “zero minuta” pritje. Ata bënë vërejtje ndaj tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës për mos bashkimin në këtë nismë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nisma është një vlerë evropiane që synon rritjen ekonomike dhe se e njejta gjë do të ndodh edhe sikur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të ishin pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes, janë të pranishëm ata që krijojnë punë, krijojnë të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje, dhe është shumë e qartë që për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur, dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga çfarë predikojnë disa, është edhe e vonuar; Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt, dhe kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë, për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar më shumë punë, për të hapur më shumë perspektivë me vende pune të mirëpaguara, sidomos për të rinjtë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën; Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën”, tha Kryeministri Rama.

“Menduam për atë se sa mirë do të ishte që edhe ato që nuk janë të afërt dhe Serbia e Shqipëria asnjëherë përgjatë historisë nuk kanë qenënë veçanti të afërta, vendosëm që nga perspektiva e së kaluarës ta ngrejmë kokën drejt së ardhmes dhe të mendojmë për atë se çka duhet t’u lëmë gjeneratave pas nesh dhe fëmijëve tanë”, u shpreh Presidenti Vuçiç.

Ai tha se tre shtetet janë në gjendje që vetë të marrin vendime dhe të kujdesen për veten dhe të qëndrojnë në rrugën evropiane “por të mos presim që dikush të na çojë dikund, por ta ndryshojmë fatin tonë dhe të punojmë për interesin e qytetarëve tanë”, u shpreh ai.

“Nuk është e saktë se Serbia do të fitojë më shumë sepse është më e madhe”, tha zoti Vuçiç, duke shtuar se të gjithë fitojnë me shmangien e vonesave në kufij dhe me uljen e shpenzimeve operacionale në qarkullikmin e kamionëve me mallra”.

Tre vendet tona do ta përfundojnë vitin me gjithsej 76 miliardë euro së bashku të Prodhimit të Brendhshëm Bruto. Kjo është shumë më pak se një Sllovaki, u shpreh presidenti serb duke theksuar shpresat se brenda një periudhe pesë vjeçare do të mund të arrihej kjo shkallë.

“Mund të jemi një makineri e rritjes dhe zhvillimit në këtë pjesë të Evropës, por kjo varet nga ne; duhet t’ua lehtësojmë kushtet kompanive prodhuese”, tha ai.

“Ballkani po fillon të krijojë një nivel të lartë të mirëkuptimit se lidhshmëria ekonomike dhe krijimi i një hapësire dinamike ekonomike është dëshirë dhe ambicje e përbashkët”, tha Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke shtuar se vullneti politik i tre drejtuesve i përkushtohet zotimeve të qeverive të tre vendeve për bashkëpunim të efektshëm rajonal.

Zoti Zaev vlereson se me nismën “Ballkani i hapur” brenda një të ardhmeje të afërt miliona qytetarë dhe familje do të ndiejnë rritjet e buxhetit familjar dhe cilësinë e jetesës.

Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruan një memorandum për bashkëpunim në fushën e tregëtisë, qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve dhe për leje të punës së qytetarëve në vendet respektive.

Në Forum folën edhe drejtuesit e Dhomave Ekonomike të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe disa nga treqind biznesmenët e pranishëm të cilët e mbështesin atë që sot u përurua si Ballkani i Hapur, e që do të lehtësonte sipas tyre procedurat administrative të të bërit biznes në vendin respektiv apo në qarkullimin e mallrave.

Drejtuesit e tre vendeve Ballkanike, Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev në një forum ekonomik sot në Shkup ia ndryshuan emrin nismës së njohur Mini-Shengeni Ballkanik në “Ballkani i Hapur”. Ata folën për përfitimet në fushën e ekonomisë dhe tregtisë me hapjen e kufijve për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve. Nisma planifikohet të realizohet nga fillimi i vitit 2023./voa