BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot në favor të ngritjes së një komisioni hetimor i cili do të vlerësojë kërkesën e deputetëve socialist për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për shumicën në pushtet, kreu i Shtetit ka “shkelur rëndë Kushtetutën” me përfshirjen e tij në procesin e zgjedhjeve për parlamentin e ardhshëm në favour të oozitës dhe deklaratat që sipas sociaistëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes dhe dhunës. Menjëherë pas votimit, presidenti Meta bëri të ditur se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Nisma e socialistëve mori mbështetjen e 97 deputetëve, ndërsa vetëm 6 të tjerë ishin kundër. Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë kundër presidentit që pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke renditur arsyet e kërkesës së tyre shpjegoi se “ne nuk po kërkojmë shkarkimin e Ilir Metës sepse kemi një interes specifik për kush do të jete pasardhësi i Ilir Metës apo se ne duam të vendosim një President të propozuar nga ne. Rrini të qetë. Nuk është aspak ky qëllimi ynë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues i Kuvendit, për ti hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe nga emri i Shqipërisë dhe për t’ia lënë turpin në derë atij që e ka”.

Sipas zotit Balla “Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka humbur rolin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe moderatorin e konfliktit politik, përkundrazi me mesazhet e tij drejtuar publikut në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që atë e mbështet”.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, duket se do të jetë dhe komisioni me afatin më të shkurtër kohor, vetëm tre javë, në përfundim të të cilave do të duhet të hartojë një raport i cili i nënshtrohet votimit të parlamentit. Vendimi për shkkarkim i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të thotë fjalën e fundit.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, pak pas votimit në sallën e parlamentit, duke deklaruar se “institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul”, u shpreh ai duke shtuar se “Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022, dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”./voa

Më të lexuarat