BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin dhe bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh, është shqetësues fakti që...

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre
x
BREAKING NEWS

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I dërguari gjerman për Ballkanin del me paralajmërimin e frikshëm dhe bën thirrjen e fortë: Zero tolerancë për sulmet në veri të Kosovës

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x

Politike

Zgjedhja e Presidentit, Fuga: Opozita duhet të ketë një rol më dominues në këtë proces, ja çfarë kërkon mazhoranca

Zgjedhja e Presidentit, Fuga: Opozita duhet të ketë një rol

Akademiku Artan Fuga ka folur ditën e sotme për zhvillimet politike dhe situatën ekonomike në vend.

Fuga tha se Presidenti i ri, nuk duhet parë si një pozicion i “dorës së dytë” e shtoi se me zhvillimet që po ndodhin, do të shkohet më së shumti në këtë drejtim. Ai nënvizoi po ashtu se opozita duhet të ketë një rol më dominues në këtë proces.

“Unë shikoj një qeveri piramidale. Nga dinamikat, Shqipëria është në planin juridik është ndërtuar në formën e një piramide. Ky sistem nuk pranon një vullnet të dytë. E dyta, sikurse ju e dini edhe opinion publik e di, në 4 vitet kur në Presidencë ka qenë zoti Meta, sidomos 2-3 vitet e fundit çdo përpjekje e tij mirë apo keq, nga ana e shumicës në parlament apo partisë që ka shumicë është pritur me sulme, anatemi dhe jo si një ndarje pushtetesh. Kjo tregon se çfarë Presidenti kërkohet. Duhet një president të luajë rol formal dhe të jetë një lloj regjistruesi i vendimeve të qeverisë dhe Parlamentit. Këto dy arsye të mëdha më bëjnë të mendoj se nuk do të ketë asgjë të re. Nuk kam dyshim në figurën e Presidentit të ardhshëm.

Në botën e sotme ne kemi 4 forma të qeverisjes që ndërtohen mbi parimet e ligjit dhe demokracisë. E para është kur kemi në krye një mbret, një mbretëreshë në disa raste. Duket sikur ata kanë një rol simbolik, por prapa atij roli është ajo që siguron vazhdimësinë. Për shkak të traditës ka një rol të madh. Janë në qeverisje presidenciale, ku është Presidenti që ka atë rolin kryesor si p.sh në SHBA, Francë. Kemi edhe një model të tretë që është modeli ku është kryeministri i fortë. Ai ka disa pushtete që s’i kontrollon dot, si pushtetin lokal, gjyqësorin, që nuk varen shumë ose aspak nga parlamenti. Tek ne, nga Kuvendi ku dominon një parti është kryetari i partisë ku dominon. E katërta është kur kemi një qeverisje me kancelar, por ka demokraci të zhvilluara, po marr rastin e Gjermanisë. Nuk është fjala që të jetë i fortë kryeministri apo Presidenti. Demokracia në themelet e saj ka brenda vetes një lloj pengimi. Nuk je vetëm. Nuk komandon si Perandor. Ka grupe që janë konfliktuale, kontradiktore, ka perspektiva të ndershme. Rëndësi ka të ketë një vendimmarrje. Nuk ka në demokraci një vendimmarrje perfekte. Kjo është vlera e demokracisë. Në shoqëritë që nuk kanë këtë pengesë, janë të pa korrigjueshme dhe sjellin pasoja”, tha Fuga.

Sa i takon çmimeve, akademiku nënvizoi se po rriten çmimet, por jo inflacioni. Ai tha se gjendja do të jetë më e rënduar në muajt në zhvillim dhe parashikon që më shumë biznese do të mbyllen e shqiptarë të largohen nga vendi.

“Po rriten çmimet dhe jo inflacioni. Shqiptarë do të ikin gjithmonë e më shumë nga Shqipëria. Kjo quhet kriza e numerikes, e parasë. Kjo e ngec ekonominë shumë rëndë. Ekonomia ka vetëm ato që ka shoqëria botërore, universale. Ne rrudhim kërkesat për pushime, kulturë, i kemi hequr këto dhe ai qytetari në zonën rurale do të ha kastravecin dhe domaten e vet. Ai që do të jetojë në qytet ku janë të ardhurat më të ulëta, do e ulë më shumë nivelin. Ne, e gjithë kjo situatë do të sjellë dy gjëra. E para krizën e bizneseve, bizneset kanë nevojë për blerës. Qëndrimi i opozitës është për të ardhur keq. Nuk ka një pozicion alternativ. Ajo që dua të them është që ka tre pozicione të propozuara për Presidentin. Propozimi i parë është i atyre drejtuesve që kanë drejtuar PD bashkë me zotin Basha dhe vazhdojnë të jenë formalisht në krye të grupit. Ata thonë që deputetët duhet të na japin kriteret për Presidentin. Kjo është një tallje e madhe. Më erdhi mirë që shumë deputetë e braktisën këtë lloj mbledhje. Opozita kërkon kritere, për t’ia dhënë shumicës. Ata e shohim Presidentin si një send”, theksoi Fuga.

Më të lexuarat