BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës merr vendimin

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të
x
BREAKING NEWS

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia nëse Shkupi s’pranon propozimin e Macron, Rama shpalos vizionin e tij gjatë vizitës në Holandë

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e
x
BREAKING NEWS

Denoncimi i LSI për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje dhe merr vendimin për dy të moshuarit 'milionerë' por që jetojnë në azil

Denoncimi i LSI për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje dhe
x
BREAKING NEWS

Brukseli ngre alarmin për pastrimin e parave, Shqipëria mbetet përsëri në listën gri të 23 shteteve, ja çfarë thotë raporti i FATF

Brukseli ngre alarmin për pastrimin e parave, Shqipëria mbetet
x

Politike

Zgjedhja e Presidentit të ri/ A do të marrë pjesë opozita në procesin e votimit?  Vokshi zbulon çfarë ka vendosur PD

Zgjedhja e Presidentit të ri/ A do të marrë pjesë opozita

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar sot në një emision televiziv se opozita do të merrte pjesë në një proces për zgjedhjen e Presidentit nëse vendoset që ajo të propozojë dhe të votohen kandidatët e saj, por jo në atë që e quajti farsë të Edi Ramës.

Vokshi tha se opozita nuk do të bojkotojë, do marrë pjesë në votimin për Presidentin, por nuk do votojë asnjë kandidat të Edi Ramës apo fake opozitës.

“Ne nuk hyjmë në procese farsë. Opozita e vërtetë nuk është Alibeaj-Basha. Ata kanë dëshmuar dhe me veprimet për presidentin se janë opozita farsë.

Nuk më përfaqëson fare Alibeaj, nuk dua të flas fare. Përfaqësojnë interesat e ngushta të një grupi në PD të lidhur me Bashën. Është opozita që kërkon të ketë Edi Rama. Opozita e vërtetë nuk është më ajo. Është ajo që doli 4 herë radhazi, 5 herë radhazi nga proceset dhe u përmbyll suksesshëm me zgjedhjen e kreut të PD-së.

PD pas kaq muajsh përpjekje, nuk ka qenë e lehtë, ne kemi përmbyllur një proces që ka qenë për mbijetesën e PD-së. Në kohën e Bashës PD kishte shkuar nga njëra humbje në tjetrën dhe demokratët kishin humbur besimin te PD-ja, se do fitonte ndonjëherë. Tani iu është kthyer besimit te vota.

Kam shumë respekt për z. Gjekmarkaj. Ka pasur qëndrime parimore në të shumtën e rasteve. Gjithsecili prej tyre ka një vendim, mbase nuk është vendimi i forumeve drejtuese të PD-së dhe në PD vendosin forumet. Z. Gjekmarkaj apo deputetët e tjerë duhet ta dinë cili është qëndrimi. Kjo është rezoluta, të lexojnë statutin, janë forumet e PD-së që vendosin për qëndrimet”, deklaroi Vokshi.

Ajo pyeti më tej se përse Alibeaj ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Ramës, kur kanë thanë se ai i shkel marrëveshjet.

“Në qoftë se i rikthehemi qoftë dhe retorikës, retorikës së Bashës dhe Alibeajt, e s’po flas për tonën, kanë thënë që Edi Rama është mashtrues, nuk iu përmbahet marrëveshjeve politike, atëherë kush është ulur në tavolinë me përfaqësuesit e Edi Ramës. A i shkel marrëveshjet apo nuk i shkel? Në qoftë se mashtron atëherë nuk ulesh në tavolinë. Ne e kemi bërë të qartë që në fillim, nuk marrim pjesë në një proces farsë. Nëse vendoset që është opozita që do propozojë dhe do votohen kandidatët e opozitës, po ne marrim pjesë, por jo në farsën e Ramës.

Nuk bojkotojmë, do marrim pjesë në votim, por nuk votojmë asnjë kandidat të Edi Ramës, asnjë kandidat të opozitës që nuk përfaqëson PD-në, asaj fake opozitës.

Nuk dua të merrem me emrat e dalë. Për çfarë të merrem, të gjithë mund ta meritojnë, po për çfarë, kujt po ia jep. Të bëhesh pjesë e farsës, nuk bëhemi pjesë e farsës. Nuk kam çfarë shtoj përveç kësaj rezolutës së PD-së. Pse duhet t’i komentoj, për çfarë. A ka emra jashtë? Po patjetër ka, që mund të jenë përfaqësues të unitetit të kombit”, tha Vokshi.

Sipas saj, Rama e ka vendosur kë do zgjedhë për President të Republikës.

“Nuk dua të parashikoj asgjë. Edi Rama e ka në mend kë do vërë dhe kë do votojë. E kam bindjen time, është personale”, tha ajo.

Më të lexuarat