
“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Zgjedhja e Presidentit të ri, Albana Vokshi reagon ndaj deklaratës së Alibeajt: E njeh vetëm vetja e vet, Balla dhe Rama, emrin e Kreut të Shtetit e propozojmë vetëm nëse...

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2022

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për zhvillimet e fundit në PD.
Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, dhe deklaratën e sotme të bërë nga Enkelejd Alibeajt, teksa tha se është detyrim i opozitës që të mos bojkotojë procesin, Vokshi u shpreh se nuk ka pasur mbledhje të Grupit Parlamentar të PD dhe se ai nuk ka asnjë tagër për ta mbledhur.
“Nuk ka pasur mbledhje të Grupit Parlamentar, nuk është thirrur, se di me ca tagri ende e thërret Alibeaj, por është kryesia që duhet ta thërrasë mbledhjen, Alibeaj mund të flasë në emrin e tij, e njeh vetëm vetja e vet, Balla dhe Rama. Nëse flet në emrin e tyre le të dalë dhe të flasë, por nuk flet në emrin tim, as të grupit parlamentar, ne nuk e njohim atë. Është e qartë! Sot, dje, pardje, nuk është mbledhur grupi parlamentar, por edhe sikur të mblidhej, nuk vendos për vijën politike të PD dhe procedura e presidentit kërkon vullnetin e partive politike. Janë forume drejtuese të PD që përcaktojnë vijën politike. Alibeaj nuk përfaqëson demokratët, demokratët në 22 maj dolën dhe votuan për kryetar Sali Berishën”, u shpreh ajo.
Vokshi shtoi se Alibeaj është bërë qesharak dhe se demokratët e kanë zgjedhur tashmë kryetarin e PD.
“Nëse rezoluta do ishte ndjekur nga Alibeaj, nuk do të ishte bërë qesharak. Kryetar në detyrë Alibeaj? Po a votuan demokratët? Kryetarin e zgjodhën… Del flet në emër të Ramës dhe Ballës dhe të Lulzim Bashës, sepse Rama dhe Basha mund të vazhdojnë të kenë një marrëveshje që i referohet dhe zgjedhjes së Presidentit”, deklaroi Vokshi.
“Është proces farsë. Rama është tallur me të gjithë, fillimisht u tall me grupin e tij, më kanë thënë kolegët e mi… pasi votuan, ça u bë pastaj? I futi me votu me zarfa, të nesërmen ca tha? Nuk do e nxjerr nga Grupi Parlamentar. U tall me pseudo-opozitës, për të nxjerrë emrat e vet, ne kemi thënë jo, për sa kohë nuk përcaktohet qartë që është opozita që do ta caktojë kandidatin për president, nuk marrim pjesë në farsë. Kemi autorizuar Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashit për të kontaktuar dhe grupet opozitare, ka pasur biseda me partitë e tjera opozitare të cilat e kanë të qartë se Rama s’ka ndërmend t’ia japë emrin për kandidat opozitës. Ne nuk bojkotojmë por do marrim vendimin tonë me votë”, tha Vokshi.
Shansi i fundit në 29 maj, do çojë Grupi i Rithemelimit 20 firma për të çuar një emër për kandidat për President?
“Mandatohet Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të caktojë përfaqësuesit për gjeten e një qëndrimi të përbashkët me partitë opozitare, dhe nëse vendoset që propozimi vjen nga opozita patjetër, jo propozime kot emrash që të tallet, jo! Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e Kombit. Vendimi në rezolutë i PD është që nëse Presidenti do zgjidhet nga kandidaturat e opozitës së bashkuar, po marrim pjesë”, shprehet Vokshi.
Më të lexuarat


"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Mobilizohet PD-ja/ Hap dyert për protestën, Berisha bën lëvizjen urgjente, zbardhet skenari

“Mafia e inceneratorëve mbërriti dhe në azil”/ Pas skandalit që nxori Kryemadhi, reagon menjëherë PD-ja dhe lëshon thirrjen ndaj SPAK: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Ja mashtrimi i kryeministrit dhe Ahmetajt ndaj të moshuarës

Mblidhet “Territorialja”, opozita dhe mazhoranca përplasen me shoqërinë civile, ekspertët kundër rritjes së numrit të bashkive

Dy të moshuarit u thirrën në SPAK, Kryemadhi e përgënjeshtron dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Nuk është e vërtetë, të kthejë me urgjencë Ramën nga Holanda! Do dalin në dritë...

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”
