BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zgjedhja e Presidentit të ri, Salianji: Procesi është tallje, po luhet nën tavolinë, Rama po përdor një pakicë të opozitës për të...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Salianji: Procesi është tallje, po

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Salianji deklaroi se mënyra sesi po zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit është “tallje” dhe se po “luhet nën tavolinë”.

Salianji tha se ky proces po pompohet më shumë se sa në të vërtetë është rëndësia e tij, ndërsa shton se Rama po përdor një pakicë të opozitës për ta përçarë edhe më shumë këtë të fundit.

Salianji thotë se PS po insiston që presidenti të jetë të paktën 5 vitet e fundit jashtë politikës, por kjo sipas tij duket si një lojë e kryeministrit Edi Rama për të përçarë edhe më tepër opozitën dhe në fund ta vendosë vetë Presidentin e ri.

“PS insiston që Presidenti të mos jetë politik, Rama në seancën e  para 3 javëve tha që nuk do jetë politik, ka qytetar që e beson?  Eksponentë të tjerë të PS thanë që në 5 vitet e fundit s’duhet të jetë në politikë. Është naivitet ky që një pjesë e vogël që duan t’i imponohen PD, vendosin si kriter që presidenti nuk duhet të jetë aktiv në 5 vitet e fundit?! Kam përshtypjen që Rama e ka vendosur se kush do të jetë Presidenti i ri, por nuk e di nëse ka ndodhur në shkeljen e syrit të këtyre që janë në negociata. Si ka mundësi që Rama ia do kaq shumë ish-ministrat Berishës?

Nuk dua t’i hyj emrave sot, e kam thënë dhe dje nëse do kishte proces që presidenti të luante rolin e një zbutësi të legjitimitetit të maxhorancës që s’ka legjitimitetin e duhur, se raporti i ODIHR ia rrëzonte zgjedhjet, në këtë sens PS duhet të jepte kriteret dhe PD dhe opozita të propozonte emrat.

Rama sot nga naiviteti, s’dua të them nga ndonjë marrëveshje e fshehtë, po përdor një pakicë të opozitës për të përçarë opozitën, që të thotë në fund po e zgjedh unë se këta janë të përçarë.

Nuk dua të abuzoj apo të hedh aludime të kota, dua të them se procesi është tallje për të nxjerr në fund atë që do, do të thotë që deri tani nuk kemi asgjë që i shërben interesit publik, proces që po luhet nën tavolinë”, tha Salianji.

 

Më të lexuarat