BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Politike

Zgjedhja e Presidentit të ri, Zekthi: Rama po bën një truk, Alibeaj ndodhet në këtë situatë për të ardhur keq, po përpiqet...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Zekthi: Rama po bën një truk,

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Zekthi tha se Enkelejd Alibeaj po përpiqet të qëndrojë me dinjitet, të paraqesë një pikëpamje të asaj opozite që përfaqëson.

Lidhur me situatën në PD dhe zgjedhjet për kreun e ri, vendimin që pritet të Gjykatës, ai theksoi se Berisha mund të ketë shumicën, por se fakti që ti ke shumicën nuk do të thotë që ke të drejtë.

“Z. Alibeaj po përpiqet të qëndrojë me dinjitet, të paraqesë një pikëpamje të asaj opozite që përfaqëson. Këtu procese të ndershme nuk ka pasur kurrë.

Alibeaj po tregon seriozitet, po thotë ne kemi këto kritere. Ai po mundohet dhe që në këtë presion të tmerrshëm të tregojë se nuk është loja e Ramës. Më mirë të dalësh i humbur se sa të fitojë me hile. Ai po tregon nëpërmjet transparencës në këtë proces që nuk po bën hile.

Z. Rama thotë që unë jam i gatshëm të votoj dikë që ka integritetin e duhur, s’ka rëndësi nëse vjen nga e majta apo nga e djathta. Në këtë mënyrë opozita po bën pjesën e saj. Alibeaj po përpiqet të thotë se ne nuk po prishim asnjë konsensus. Rama po bën një truk. Në fund fare do të thotë që opozita nuk bëri gjënë e duhur dhe nuk solli kandidatin e duhur. Rama ka zgjedhur para 5 vitesh një president në mënyrë të njëanshëm. Sot thotë ishte përfaqësues i opozitës. Me të drejtë z. Meta ka qenë opozitar i thekshëm, në disa raste me të drejtë.

Duhet bërë një përpjekje që të bindim shqiptarët, jo veten. Që nëse ky e ka seriozisht ne po bëjmë pjesën tonë”, tha Zekthi.

Ai deklaroi më tej se Alibeaj po përpiqet të çmontojë një truk, por po përballet me sulme të paimagjinueshme nga pjesa tjetër e opozitës.

“Politika e zemërimit këtë fatkeqësi ka që mendojnë se pala tjetër nuk ka asgjë të mirë, është maskara, i pamëshirshëm. Alibeaj ndodhet në këtë situatë për të ardhur keq, truku i Ramës, sulmi këtej, i bie të ikësh pas malit të zhdukesh. Ndaj ai po bën përpjekje për transparencë. E shoh me simpati këtë lloj përpjekje”, tha analisti.

Sa i përket situatës në PD, ai tha se vendimi i pritshëm i gjykatës duhet të trajtohet me respekt.

“PD u bë u bë narciziste. Një konflikt zgjidhet me 3 mënyra, ose me negociata, ose me luftë fizike, me dhunë, ose me gjykata. Nëse nuk kemi fuqi morale, mendore të ulemi në negociata, atëherë do bëjmë luftë.

Pasi Berisha nuk e zgjidhi dot me negociata, ka prodhuar nga e para institucionet e veta. Institucionet e tjera mund të goditeshin nga brenda ose nëpërmjet gjykatës. Këto janë institucionet të dala nga asgjëja.

Z. Berisha mund të ketë shumicën, fakti që ti ke shumicën nuk do të thotë që ke të drejtë. Vendimi i pritshëm i gjykatës duhet të trajtohet me respekt. Nëse Berisha ka shumicën, le të bëjë një parti, një parti që do të pushtojë botën, çfarë të dojë, por kjo të bëhet në mënyrë të drejtë.

Nëse palën tjetër nuk e do asnjë shqiptar le të zhduket. Por e drejta është e drejtë. Kjo është çështje precedenti. Nëse z. Berisha ka uzurpuar PD-në, kjo i duhet thënë. Unë do isha i lumtur nëse z. Berisha do krijonte një parti dhe do fitonte zgjedhjet, por në mënyrë të drejtë, jo me politika linçuese”, tha Zekthi.