Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhje të reja në Shkodër? Ish-deputeti e zbulon hapur qëndrimin zyrtar të LSI-së: Unë Valdrin Pjetrin e konsideroj si Edi Ramën!

Postuar: 13/08/2019 - 18:12

Ish-deputeti, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ka folur për aktualitetin politik duke hedhur akuza ndaj qeverisë.

Vasili foli për zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me skandalin e denoncuar nga Partia Demokratike të lidhjes së kryebashkiakut të ri të Shkodrës me krimin, ku u përgjigj edhe për mundësinë që zgjedhjet në Shkodër të përsëriten.

Akuzat më të fundit të PD-së kundrejt Valdrin Pjetrit lidhur me të shkuarën e tij. Në rast se këto akuza do të vërtetohen, a do të kërkoni zgjedhje të tjera në këtë qytet?

Vasili: Ne e kemi thënë vazhdimisht se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të paligjshme. Sa për Valdrin Pjetrin, ai është një i pafytyrë që nuk i vjen turp atij dhe familjes së tij që pranoi të kandidoje. Por ai ka pranuar se ortakun e tij ka pasur Edi Ramën dhe për këtë ka pasur të drejtë, pasi ka thënë se Rama e ka pranuar edhe Roshin në Kavajë, edhe Bushin në Krujë etj. Kjo është fytyra e 30 Qershorit dhe fytyra e Edi Ramës. E dini cfarë? Unë Valdrin Pjetrin e konsideroj si Edi Ramën, këtu nuk bëhet fjalë më për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Shkodrës, ju e kuptoni që pasi mburren me 6% të votave, dhe e tundin si triumf, këta janë të shplarë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.