Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet 2019, nisin përplasjet brenda partisë/ Kreu i PS replikon me deputetin, zbardhet komenti që u fshi brenda pak minutash

Postuar: 12/01/2019 - 09:45

Duket se afrimi i zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, ka bërë që subjektet e ndryshme politike të nisin takimet e vogla me strukturat apo dhe qytetarët në terren. Një i tillë është organizuar pak ditë më parë nga strukturat e PS së Shijakut, nën udhëheqjen e kreut aktual të Bashkisë, Ardian Kokomani, i cili aspiron një mandat të dytë.

Pavarësisht se ende nuk ka asnjë sinjal lidhur me kandidaturat e mundshme për Bashkitë, përfshirë edhe atë të Shijakut, Kokomani ka nisur takime të ngushta me deputetë apo struktura të tjera të së majtës në këtë qytet. Në këtë takim, fotot e të cilit janë publikuar nga kryetari aktual i PS në Shijak, Elton Arbana, bashkëngjitur fotove shkruan se: “Nisim organizimin e fushatës elektorale 2019 me faktorë dhe elemente të partisë më të madhe në vend, Partisë Socialiste! Jemi gati! Partia Socialiste e hapur për të gjithë ”.

Në takim, nga fotot duket se marrin pjesë Ardian Kokomani, deputeti Ilir Ndrazhi dhe anëtarë të tjerë të PS në këtë zonë. Por, duket se deputeti Jurgis Cyrbja, pjesë e kësaj zone është lënë jashtë këtij takimi dhe njoftimeve të bëra lidhur me këtë takim apo dhe takime të tjera. Cyrbja, i indinjuar shkruan një koment në këtë foto duke u shprehur se: “Po me bëhet qejfi kryetar por do ishte mirë që të kishim dijeni edhe ne si përfaqësues të zonës në Kuvend. Gjithsesi shikoj që mungojnë edhe shumë faktorë serioz në atë tavolinë”.

Me pas komentit i është përgjigjur sërish, kreu i PS, Elton Arbana, duke pohuar se: “e vërtetë është që kishte mungesa por për arsye personale nuk kanë qenë prezent. Lajmërimi i është bërë. Arsyet e mungesës së tyre i dimë të dy sepse nuk ishin prezent edhe pse duhet të ishin aty.

Është mbledhje partie jo bashkie. Shpresoj të reflektojnë në mbledhjen e ardhshme që do jetë Asambleja e zgjeruar e PS. Respekt deputeto.”.

Komenti i Arbanës, është hequr pak më vonë, ndërsa indinjata e deputetit Cyrbja duket hapur, karshi moslajmërimit ndaj tij, si deputet i zonës, por edhe përfaqësues politik i PS. Megjithatë duket një “fërkim” mes palëve ende pa nisur mirë fushata zgjedhore./Bulevard News

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu me anë të një postimi jo të zakontë në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për zgjedhje.

Postuar: 25/03/2019 - 18:15

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 18:11

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën që

Postuar: 25/03/2019 - 17:59

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklaratën e tij lidhur me lobimin e Partisë Demokratike.

Postuar: 25/03/2019 - 17:55

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër kundër kryetarit demo

Postuar: 25/03/2019 - 17:46

Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Prokurorisë së Tiranës.

Postuar: 25/03/2019 - 17:27

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pj