Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet/ Basha futet ‘live’ nga selia blu dhe lëshon thirrjen e papritur për shqiptarët

Postuar: 24/05/2019 - 13:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen në vendet e BE që të votojnë për Partinë Popullore Evropiane

“Ky mesazh ju drejtohet të gjithë bashkëatdhetarëve tanë, shqiptarëve kudo ku janë në shtete anëtare të BE.

Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të votës së lirë, të balancimit të pushteteve, dinjitetit për shqiptarët. Këto janë vlerat evropiane për të cilat lufton PD dhe opozita e bashkuar. Por këto ditë, një betejë tjetër po zhvillohet, zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë një betejë për vlerat evropiane, për ta mbajtur demokratike dhe të lirë.

Kërkesa ime ndaj jush është që ti drejtohuni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë simotra të PPE kudo ku ndodheni, partisë që ka udhëhequr Europën. Në emër të PD, votoni kandidatin tonë për kryetar të komisionit evropian, Manfred Feber”, u shpreh Basha.

Rezultatet për çdo vend të BE-së do të dalin mbrëmjen e 26 majit pasi të jetë e mbyllur edhe qendra e fundit e votimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:03

Nisin punimet në Mësonjëtoren e parë shqipe, e cila ndodhet në Korçë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e krye

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.

Postuar: 16/09/2019 - 12:40

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugë