
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Mars 2023

14 kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar deri më tani nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj nxori listën me 17 kandidatë, disa prej tyre u tërhoqën nga gara me pretekstin se nuk donin të jenë përballë kolegëve të tyre të Rithemelimit.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Besart Logu tha se mes kandidatëve të cilët nuk janë tërhequr deri më tani, së bashku me atë të Gjirokastrës i cili zyrtarizoi kandidimin e tij nën siglën e PD, numri i tyre është 14 kandidatë.
I ftuar në studion e ‘Repolitix’, Logu tha se e vetmja kandidaturë e cila është ende në dyshim, është ajo e Vaut të Dejës për të cilën ende nuk dihet nëse është tërhequr apo jo. Ai tha se plani i Alibeajt ishte të dilnin me 61 kandidatë në zgjedhjet lokale por më pas kandidatë të caktuar panë se nuk e shihnin me vend kandidimin e tyre në vende të caktuara.
“Referuar edhe dorëeheqjeve të bëra publike, numri është diku tek 14 por nuk jam i qartë për Vaun e Dejës nëse u tërhoq kandidatja. Nëse do tërhiqet, do jenë 13 kandidatë. Në mbledhjen e kryesisë u vendos që të hyjmë me 61 kandidatë. Pas kësaj u diskutua rast pas rasti. Të deleguarit raportuan për gjendjen në qarqe të ndryshme dhe pati kandidatë të cilët kuptuan që nuk e shohin me vend kandidimin në zgjedhjet lokale. Rast pas rasti edhe Alibeaj e ka bërë me dije se nuk do të kandidojmë në ato zona ku kandidati i Rithemelimit mund të fitojë”- u shpreh Logu.
Ish deputeti, Arben Meçe tha se tërheqja e kandidatëve të Alibeajt në zgjedhjet lokale ka qenë e planifikuar nga Berisha i cili sipas tij punon në këtë mënyrë. Meçe tha se fakti që tërheqja e tyre ka ndodhur ditën e fundit, tregon se është e parapërgatitur.
“Më datën 22 shkurt, Gjergji Gjata është prezantuar në Korçë si kandidat për kryetar të bashkisë së Korçës. Nga 22 shkurti, deri më sot, 1 muaj e 6 ditë, Gjergji Gjata nuk kishte bindjet e tij ku të thoshte se unë nuk do kandidoj këtu, por ditën e fundit bëri veprimin e tërheqjes, Motivin e tërheqjes nuk ia gjej. Atëherë këta njerëz që u futën në grupim dhe u tërhoqën ditën e fundit, tregojnë se tërhiqen nga ky grupim apo më saktë tregon maskaradën e Berishës. Do të thotë se është një bombë që ia kanë vënë këta. Kështu punon Berisha”- argumentoi Meçe.
Nga ana tjetër, anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Përparim Caca e konsideroi këtë si një kapitullim të PD-së pa nisur ende gara për zgjedhjet lokale. Ai tha se grupimi i Alibeajt është treguar i paaftë për t’u organizuar dhe për të nxjerrë 61 kandidatë.
“Ka kapitulluar pa nisur fare luftën. Grupimi ka qenë i paaftë për t’u organizuar, kishin ndërmend të nxirrnin 61 kandidatë. Nuk mundën dot. Besoj se deri sa të arrijmë në zgjedhje, mund të tërhiqen të gjithë. Bejkon nuk e di çfarë agjende ka. Tashmë ka rënë gjithë ajo alibi në kuptimin e peshës që ka sigla dhe vula dhe çfarë përgjegjësie kishin”- u shpreh Caca.
Për ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, Partia Demorkatike ka detyrimin që të jetë prezentë me kandidatë në 61 bashki të vendit. Ai tha se nuk është parimore lëvizja e Alibeajt i cili deklaroi më herët se nuk do kandidonte askënd në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për të mos dëmtuar kandidatët e Rithemelimit. Sipas tij, nuk qëndron argumenti që Berisha ka gisht në këtë tërheqje të kandidatëve të PD-së.
“Lëvizjet taktike në këtë rast nuk janë lëvizje parimore. Në momentin që grupimi i Alibeajt pretendon që janë PD reale, atyre u lind detyrimi për të qenë prezent në 61 bashki. Je partia e dytë më e votuar dhe e ke detyrim të jesh prezent. Në momentin që nuk je prezent në 61 bashki, i kthehemi argumentit që unë nuk dua të bëj dëm mes demokratëve. Atëherë pse nuk e le atë tjetrin të tërhiqet që është pa vulë por tërhiqesh ti. U thua njerëzve që u ke thënë më parë të mos votonin për siglën e LSI sot del dhe u thua të votojnë për atë sigël. Të nxjerrësh 17 dhe të ikin edhe 4 e 5 e të thuash se u bëri presion Berisha, ky është kulmi”-shtoi Elezi.
Deri më tani, Partia Demokratike ka nxjerrë kandidatë zyrtarë në këto 14 bashki të vendit
Më të lexuarat


Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Kulluri: Rama të flasë për Shqipërinë e burgut 313, rikthimi i Berishës në krye të PD, i pavend dhe jashtë kohe

Arrestimet e SPAK alarmojmë socialistët, Klosi: Drejtësia të mos na godasë vetëm ne, të shohë edhe nga krahu tjetër

Debati për çështjen Beleri, sekretari i Omonias 'braktis' emisionin pas përplasjes me Ardit Bidon

“Ky lloj autogoli do ta bënte të mbetej vetëm” / Kërcënimet e Athinës ndaj Shqipërisë, Bido zbulon pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto për në BE

“Mburojë rreth vetes që ta mbrojë atë nga SPAK”/ Situata politike në gjendje të keqe, shpërthen analisti i njohur: Opozita në vend që të luftojë me Ramën, po e ndihmon të qëndrojë në pushtet

Situata me reshjet në vend, Balla apel qytetarëve: Shoferët të qarkullojnë me kujdes, lagështira është burim aksidenti

“O ta marrë për b*the dhe ta plasë brënda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat”/ Ilir Demaliaj shpërthen ndaj “cirkut” të SPAK-ut me Berishën: Drejtësi palaçosh
