
“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Zgjedhjet e 14 majit, konfirmohet një tjetër kandidat i grupit të Alibeajt, Sabah Sheta futet në garë për Krujën

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka konfirmuar një tjetër kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Pas Agron Kapllanajt në Mallakastër dhe kandidatëve në Kamëz, Kuçovë apo Lezhë, Alibeaj ka zyrtarizuar kandidatin për Krujën. Ai është Sabah Sheta. Sheta është kreu i degës së PD në këtë zonë dhe vetë dega e ka propozuar për kandidat. Ai e ka pranuar një gjë të tillë, duke e konfirmuar në rrjetet sociale. “Të nderuar bashkëqytetarë krutanë kudo që ndodheni. Askush më mirë se ju nuk e di se sa e vështirë është bërë jetesa dhe se si sot bashkia nuk i shërben qytetarëve dhe interesave të tyre. Unë jam çdo ditë me ju, duke përcjellë shqetësimet tuaja, hallet e përditshme. E di se mezi prisni që të vijë dita për ta ndryshuar situatën ku ndodheni e me votën tuaj të zgjidhni njeriun, që i njeh hallet tuaja dhe që do të përpiqet t’i zgjidhë ato. Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme, të cilën e dëgjoj kudo ku takohemi në mënyrë të përsëritur, duke vërejtur me keqardhje mungesën e shërbimeve dhe diskriminimin tuaj te regjimit të Edi Ramës, kam pranuar të kandidoj për Kryetar të Bashkisë së Krujës. E marr këtë vendim me përgjegjësi dhe i motivuar nga detyrimi për t’ju shërbyer ju dhe për të bërë gjithçka për një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e mi. Për mua është nder dhe privilegj të jem kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë që rrëzoi muret e izolimit nga bota perëndimore, partisë që lindi si shpresë e shqiptarëve, dhe unë do të bëj gjithçka që më përket mua që kjo parti të vazhdojë të jetë parti e vlerave dhe shpresave të shqiptarëve, aleate e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Le ta nisim së bashku këtë betejë për Krujën, krutanët, për të rinjtë dhe të rejat e bashkisë tonë. Bashkë ne mund të bëjmë ndryshimin për Krujën! Me shumë respekt dhe mirënjohje”, shkruan Sabah Sheta.
Më të lexuarat


“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

“Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

Rozeta pritet të hapë “ Kutinë e Pandoras”! Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastruesja për Arben Ahmetajn

“Të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA"/ Sali Berisha zbardh hapin e radhës për të 'fundosur' Edi Ramën: Do nxjerrim në dritë çdo fakt. Ja fati që do ketë Ed Gonigali

Mik i ngushtë me babain/ Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Nezën dhe sekretet që i ka rrëfyer. Ish deputetja debat të fortë me Milaim Zekën: Ju e thatë me një tension të qëllimtë

I zhytur kokë e këmbë në krime, korrupsion dhe vrasje, Sali Berisha kërcënon mediat që nuk sulmojnë Edi Ramën, ja dosjet që zbardhin aferat e kryefoltoristit

A mundet populli ta kapë Ramën e ta burgosë vetë? Berisha flet për skenarin e protestave që nisin më 11 shkurt dhe çfarë do të sjellin: Edit do ia tregojë vendin…
