
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2023

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 po diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
I ftuar në studio, deputeti i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se po vijon procesi në lidhje me konsultimet për mënyrën se si do të dilet në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pritet që Kryesia e PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje.
Bardhi ka theksuar që brenda PD situata është e vështirë dhe se dy pjesët e ndara të PD e kanë të vështirë që në zgjedhjet lokale të sjellin ndryshimin që presin shqiptarët.
Nisida Tufa: Sot u mbajt mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, çfarë mund të na thoni për diskutimet e kryera?
Gazment Bardhi: U konsultuam për vendimmarrjen që duhet të marrë kryesia.
PD ndodhet përballë një vendimmarrje të vështirë edhe sepse debati që ka përshkruar zhvillimin brenda PD në vitin e fundit, ka krijuar një klimë të papërshtatshme për zgjedhjet lokale. Çdo vendim i PD, që historia e thërret në një vendim të rëndësishëm, do përcaktojë fatet e vendit, pasi nëse ripërsëriten skenarë që po nxiten nga grupimi i zotit Berisha për t’i kthyer “lokalet” në përplasje mes demokratësh, dmth të favorizosh Ramën.
Duhet që nën përgjegjësinë për vendin , Kryesia të marrë vendimet e veta.
Tufa: Cili është qëndrimi juaj, duhet të dilni me kandidatë për këshilltarë apo kryetarë?
Bardhi: Nuk e kam publikuar një qëndrim timin sepse kam pritur të dalë PD me një vendim. Do kemi lirinë time të them qëndrimin tim e do respektoj vendimet e institucioneve të partisë, pro situata ku ndodhemi është e vështirë. Nuk kam folur sepse nuk ka përfunduar procesi i konsultimeve. Do kem qëndrimin tim final kur të ketë përfunduar procesi. Unë kam analizuar situatën ku ndodhet sot PD, skenarët që secili nga kolegët ka diskutuar në secilën mbledhje, secili version ka avantazhet e disavantazhet e veta dhe çdo skenar po peshohet për t’i shërbyer interesit të PD dhe Shqipërisë.
Tufa: Pse u bë gjithë ajo luftë për vulën?
Bardhi: Nuk ka asnjë luftë, vula e sigla janë pronë e PD, askush nga ne nuk është larguar nga PD, por një pjesë ka zgjedhur të dalë jashtë PD.
Po ne kemi një problem shumë të madh brenda PD për shkak të sjelljes së Berishës PD është ndarë në dy pjesë. Të dyja pjesët veç, është e pamundur të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët në zgjedhjet e 14 majit.
Nuk është betejë e demokratëve sot të përplasen me njëri-tjetrin. Beteja jonë sot është me Ramën dhe PS. Kushdo që nxit skenarë për të përplasur PD, i referohem ish kryetarit të PD dhe politikanit që ka marrë gjithçka nga PD, që demokratët e PD nuk e meritojnë gjendjen ku ndodhen sot, të krijuar nga kokfortësia dhe interesi personal.
Më të lexuarat


Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës

“Paaftësi e Ministrisë së Financave”/ Shtyrja e rritjes së pagës për administratën, deputetja e PD-së shpërthen ndaj qeverisë: Arrogancë, nxjerrin justifikime naive

Sali Berisha zbardh marrëveshjen për bashkëqeverisjen PD-PS dhe rrëfen si refuzoi këtë pakt duke dalë kundër SHBA, zbulohen pazaret e tij me Ramën, ja çfarë ndodhi në takimin me këshilltarin izraelit të Bashës në 2021

Edi Rama nga sovranist anti-amerikan deklaron se sovranizmi përballë SHBA nuk ka vlerë, ndryshim 180 gradë pas ultimatumit të Escobar dhe çështjes penale “McGonigal” që po zien në Uashington

Ish-ministri i Ilir Metës shpërthen kundër Sali Berishës, thirrje të largohet nga kreu i “Foltores” dhe të krijojë parti të re

“Mos u merrni me bluzat e mia”/ Basha më i vendosur se kurrë: Ja si të çlirojmë sistemin politik

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”, “foleja e dhelprave” nis kacafytjet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ervin Salianji kërkon “kokën” e Flamur Nokës

“Dëshpëruese humbja në bastionet tona”/ Ringritja pas zgjedhjeve, Tabaku zbulon planet e PD-së: Ja si mund ta transformojë vendin
