BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Politike

Zgjedhjet e 14 majit, paralajmëron Agron Duka: Po s’ia dolëm rrezikojmë shkrirjen, pas vendoreve...

Zgjedhjet e 14 majit, paralajmëron Agron Duka: Po s’ia dolëm

Zgjedhjet e 14 majit për Partinë Agrare Ambientaliste do të jenë një test për të kuptuar deri ku janë fuqitë e kësaj force politike, me qëllim që të vendosin se si do të jetë e ardhmja e saj. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Agron Duka tha se ato synojnë që të nxjerrin të paktën 1 këshilltar bashkiak në 61 Bashki, por ka edhe pretendime për 2 këshilltar Bashkiak.

Në emisioni ‘Studio Live’, Duka theksoi se në ndryshim nga aleatët e tjerë nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje sepse duan të shohin se ku qëndrojnë në raport me aleatin, pasi i druhet mundësisë se nuk mund të marrë vota mjaftueshëm aq sa të mund të çojnë drejt shkrirjes së partisë.

“Do marrim pjesë dhe Kodi Zgjedhor na detyron që të dalim më vete. Këtë rrallë po punojmë aq sa mundësi që kemi të nxjerrim një numë rkëshilltarësh, në disa vende me një peshë të madhe do të mbështesin kandidaturën e djathtë, pjesa tjetër e Alibeaj nuk ka nxjerrë kandidaturë dhe në Durrës të gjithë faktorët mbështesin Carën, dhe ato mbështetësit e Bashës tani janë në kampin e Carës, ai është dukshëm i pëlqyer nga njerëzit, të lëmë me një anë që të ngatërrohemi me problemet që ka PD. Mund të arrijmë të bashkojmë faktorët në Durrës dhe në Shijak.

Ne do fokusohemi në Këshillat Bashkiak që të mos ngarkohen që të merren në mbështetjen e kandidatit, aty ku mendojmë se mund të kontribuojmë. Nëse bënim marrëveshje nuk mund të dilnim me lista në Këshilla Bashkiak, duam të provojmë se sa vota marrim për të matur se sa forcë kemi, dhe nëse kemi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të mendohemi se si do të jetë e ardhmja e kësaj partie”, tha Duka në Report Tv.

Në emisioni ‘Studio Live’, Duka hodhi në tryezë edhe një opsion për bashkim me Partitë Socialiste. Ai thotë se do të shikojë se sa vota do të jetë në gjendje që të marrë, e më pas për të ruajtur historinë e partisë do të pranojë ofertat që do i vijnë nga partitë e mëdha, pa përjashtuar socialistët. Mirëpo, theksoi se nëse do të bashkohet me socialistët këtë do e bëjë që në krye të herës, pra do të zbresë në terren për të kërkuar votën nën siglën e PS. Kurrsesi shprehet kundër mundësisë që të marrë një mandat nga PD-ja dhe më pas të ndërroj kah e të shkojë te PS-ja.

“Në Durrës duan 1000 vota një këshilltar, në disa vende të tjera 700 vota, ne sunojmë që të marrim nga 2, ndoshta edhe s’e arrijmë, nga 1 këshilltar synojmë që të kapim në 61 Bashki, do lëvizim në të gjitha qarqet për të mobilizuar simpatizantët tanë, në 11 shkurt kemi dhe një asamble të zgjeruar dhe pastaj nuk mund të ndikojmë me një bastion të majtës, aty ku japim kontribut do vendosim.

E duam të provojmë veten se nëse rezultojë me 20 mijë vota, vështirë të kemi vështirësi, mund të shkojë drejt shuarjes, nëse Kodi Zgjedhor nuk ndryshon ne na duhen 10 mijë vota, nëse në asnjë nga qarqet nuk e ofrojmë, si mund të nxjerrim kandidat, 10 mijë vota mund t’i marrë dikush, por problemi është që nuk mbijeton kështu partia, duhet të ketë përkrahje masive te njerëzit.  Nuk më pëlqen që të marrë një mandat kundër një pjesë, pra kundër mazhorancës, bëjmë propagandë kundër PS dhe e marerim mandatin si opozitar dhe brenda mandatit bëjmë krushqi me socialistët.

Nëse ne tregojmë forcë në këto zgjedhje dhe marrim vota dhe kemi një ofertë nga partitë e mëdha e pranojmë ofertë dhe bëjmë koalicion”, tha Duka.

Në një kohë kur opozita ende vijon me problemet e brendshme, Duka ka një zjidhje se si mund të arrijën të maksimalizojnë votat në 14 maj. Zgjidhja sipas tij është shkuarja drejt kandidatit jo Partisë. Ai është i mendimit që PD-ja ka bërë 3 gabime të pafalshme, që janë mos marrja pjesë në tryezën e reformës territoriale, djegia e mandateve dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore, prandaj thotë se  një gabim i katërt do të ishte i pafalshëm dhe do e çonte partinë drejt humnerës.

“Gabimet janë shumë të forta, e penalizuan shumë, kryesorja mos pjesëmarrja në ndarjen territoriale, fatale djegia e mandateve, e treta mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore, fajin e ka lidershipi, po dhe ne tjetër nuk bëmë mirë. Ose të paktën nuk e di se si i lamë 61 Bashki. Rama me zhdërvjelltësi e kapi këtë situatë dhe e dinte që gabimin po e bënim ne dhe fitoi bindshëm situatë në favor të vetes së tij dhe forcës së tij politike, gabimet tona janë të vështira për t’u rikuperuar, problematikat janë si pasojë e 3 gabimeve që kemi bërë. Do kërkojë kohë shumë të gjatë. E vetmja mënyrë është që të lëmë menjëanë këto, nëse merremi të pajtojmë X me Y, zgjedhjet ei kemi në prag, pranojmë të keqen më të vogël, pavarësisht se kemi gjënë kundër zgjedhjes së ‘Foltoreve’, por në disa raste ka goditur si në Durrës apo Elbasan, le të bashkohemi të kandidati, pasi mbarojmë këto zgjedhje dhe më pas lexojmë dhe diskutojmë deri në zgjedhjet parlamentare, rruga 2-vjeçare nuk është pak. Hajde t’i shkojmë pak Igli Carës apo Belind Këlliçit, apo Luçiano Boçit, pa u marr me problematikën e madhe. Nuk besoj që në këto 3 qytete do ketë kandidat nga Alibeaj, nëse do ketë do të prishë punë, në zgjedhjet vendore edhe 100 vota do të prishin punë, shpresoj që në Durrës të mos ta bëjnë këtë gjë sepse mund ta fitojmë”, tha Duka.

Më të lexuarat