BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë rezultuar të prekur ditën e sotme, ja si është gjendja në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Zgjedhjet e 2021, deputetët socialistë të gjithë në bazë: PS alternativa e vetme për qytetarët, në 25 prill fitore spektakolare

Zgjedhjet e 2021, deputetët socialistë të gjithë në

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, edhe Asambletë Socialiste të Memaliajt dhe Tepelenës kanë ngritur siparin dhe ndezur “de facto” motorët e fushatës zgjedhore. Lajmin e ka bërë me dije deputetja e Partisë Socialiste të Qarkut Gjirokastër, Artemis Malo në rrjetet sociale. Zonja Malo teksa thekson se PS është parti e qytetarëve, shprehet optimiste se mazhoranca do të rikonfirmohet fituese në 25 prill, duke marrë një mandat të tretë qeverisës. “Me Bledin dhe Laertin, me Asambletë Socialiste Memaliaj dhe Tepelenë, biseduam gjatë për detyrat dhe përgjegjësitë e secilit, për të nisur mandatin e tretë! Familja e madhe që na mbledh, na bashkon e na forcon çdo vit e më shumë, me motivin e qartë, të mirëqeverisjes, transformimit më të mirë të vendit tonë, si edhe progresit të pandalshëm! Asgjë nuk mund të ndalë vendosmërinë për punë dhe përmbushjen e projekteve e reformave, që Shqipëria i pa vetëm nën qeverinë Rama dhe ekipin socialist! Energjia buron nga dëshira për të parë ëndrrat tona realitet! Do të vazhdojmë me detyra shumë të rëndësishme dhe programe serioze, për të mos zhgënjyer asnjë çast vlerësimin e çdo qytetari”, shkruan deputetja socialiste, Artemis Malo. Nga ana tjetër, në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 edhe njësia 2 në Tiranë ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Lajmin e ka bërë me dije deputetja socialiste e qarkut të Tiranës dhe që mbulon këtë njësia, Vasilika Hysi. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, thekson se bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryetarin e PS Tiranë, Ervin Bushati dhe administratorin e njësisë numër 2, Flori Pullazi kanë marrë pjesë në mbledhjen me strukturat e Partisë Socialiste të kësaj njësie. “Më pranë me JU përditë, struktura të rigjeneruara për një mandat tjetër. Në njësinë 2, në shërbim të komunitetit së bashku me Flori Pullazi, Erion Veliaj, Ervin Bushati dhe veprimtarë të palodhur”, shkruan deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.

Më të lexuarat