Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Politike

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021/ PS nis aksionin, Balla: Listat e mbyllura ishin pengesë për...

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021/ PS nis aksionin, Balla: Listat e mbyllura ishin

Kanë nisur takimet organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Cërrikut.

Balla u shpreh se shqiptarët në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, përmes ndryshimeve kushtetuese, ju garantohet e drejta për të zgjedhur qoftë forcën politike të cilës duan t’i besojnë qeverisjen e vendit, por gjithashtu të japin preferencën e tyre për deputetin që duan në Kuvend.

“Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament dhe lehtësimin e ndikimit të grupimeve partiake mbi komunitetet kur vjen puna te zgjedhja e individëve.

Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan“, tha Balla.

Sipas Ballës, vota është ushtrim i autoritetit të sovranit.

“Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 18 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Politikanë që e shohin territorin nga foltorja e selisë së partisë, duke tradhëtuar zgjedhësit me axhendën dritëshkurtër partiake.

Këtu në Cërrik, në nëntë vitet e fundit ka qeverisur katër vite PD dhe më pas katër LSI. 8 vite të humbura, me një qeverisje vendore të pa-aftë dhe të korruptuar. Prej 30 Qershorit 2019 bashkia ju kthye njerëzve, popullit të Cerrikut dhe ne duhet t’i qëndrojmë besnikë pritshmërive të njerëzve. Edhe pse në vështirësitë e tërmetit dhe pandemisë, Cërriku po merr shumë investime të rëndësishme publike infrastrukturore si në ujësjellës, rrjeti i energjisë elektrike, shkolla, qendra shëndetësore”, deklaroi Balla.