BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Aleati i Bashës vihet në lëvizje, mbledh Këshillin Politik të partisë së tij dhe kërkon...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Aleati i Bashës vihet në lëvizje, mbledh

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka mbledhur Këshillin Politik të PR-së, ku foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit për të djathtën.

Zgjedhjet e 25 prillit janë përcaktuese për forcën e së djathtës, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij në Këshillin Politik të PR-së, që në përbërje të tij ka intelektualë, të rinj, profesionistë dhe pedagogë.

 “Historia e të djathtës në këtë end është histori suksesi padyshim dhe problemesh të cilat duhet të reflektojnë. Por kjo e djathtë bëri të mundur ndryshimet, në Shqipëri, që hapi Shqipërinë drejt demokracisë. Po ashtu anëtarësimin  e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare edhe si meritë e lidershipit, zotit Berisha”, tha Mediu.

Këshilli Politik i Partisë Republikane, theksoi në vijim Mediu, duhet të kthehet në një qendër të organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj.