BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Astrit Patozi prezanton koordinatorin e Bindjes Demokratike për Elbasanin (Emri)

Zgjedhjet e 25 prillit/ Astrit Patozi prezanton koordinatorin e Bindjes

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar koordinatorin e kësaj partie për Elbasanin. Bëhet fjalë për Erjon Muratajn, i cili do jetë në pozicionin e drejtuesit politik.

Postimi i Patozit

ERJON MURATAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR ELBASANIN

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.

Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.

Në një intervistë për televizionin ORA NEËS zoti Murataj theksoi se :

Me këtë politikë, që ka prodhuar 30 vite tranzicion të vështirë, shqiptarët duhet të ndahen një herë e përgjithmonë më 25 prill.

Thirrja ime u drejtohet, jo vetëm të rinjve, por dhe gjyshërve e prindërve të tyre. Të cilët duhet t'u besojnë të rinjve, të cilët ata vetë i kanë edukuar me dashurinë për Shqipërinë.

 

Vijoj duke i kujtuar shqiptarëve se :

Kjo nuk është më çështje e vjedhjes së Shqipërisë.

Nuk është me as çështje e goditjes së demokracisë për të cilën u luftua në vitet 90.

Kjo është një betejë, drejtuar skeptikëve me fjalët:

NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RIJNTË.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Astrit Patozi prezanton koordinatorin e Bindjes

Më të lexuarat