BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Bylykbashi: Evidentohet prishja e ndarjes së qartë midis shtetit dhe partisë në pushtet

Zgjedhjet e 25 prillit, Bylykbashi: Evidentohet prishja e ndarjes së

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dje gjatë komisionit hetimor për 25 prillin deklaroi se është evidentuar qartë prishja e ndarjes së pushtetit nga partia. Ai u shpreh se partitë nuk duhet të shkrihen me shtetin. Bylykbashi tha se gjatë zgjedhjeve shteti ka hyrë në lojë dhe kur ndodh kjo nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, kjo situatë është shtrirë në të gjithë vendin. “Theksoj se evidentohet qartë prishja e ndarjes së qartë midis shtetit dhe partisë në pushtet. Partitë nuk duhet të shkrihen me shtetin, por ka ndodhur e kundërta e asaj që kërkon OSBE. Më 25 prill shteti ka hyrë në lojë dhe kur shteti hyn në lojë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më datë 4 shkurt kanë miratuar me urgjencë listën me 806 familje me një fond prej 2 milionë euro kesh në llogari të tyre. Gjithashtu Bashkia Durrës ka ndryshuar edhe kategoritë e dëmtimit, madje ka të dhëna që familje që nuk janë identifikuar me herët janë futur në listë pak ditë përpara zgjedhje. Megjithëse Durrësi ishte epiqendra, kjo çështje u shtri në shumë vende”, tha Bylykbashi. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se komisioni është marrë peng dhe nuk po ecën dot para. Bardhi u shpreh se duhet marrë vendimi për zgjedhjen e sekretarit të komisionit dhe në fund të miratohet rregullorja. Sipas tij, duhen vendosur normat dhe rregullat që të miratohet plani i hetimit. “Jemi marrë peng dhe nuk po vazhdojmë dot përpara. Të hedhim në votim sekretarin dhe më pas rezervoj të drejtën për të marrë fjalën. Ju kërkuat në zgjedhjen e kaluar që zoti Klevis Xhoxhi të jetë sekretari i komisionit, unë propozoj ta hedhim në votim dhe ta votojmë. Më pas rregulloren ta lëmë si pikë të fundit duke qenë që ka debat. Të vendosim normat dhe rregullat. Qytetarët nuk janë të interesuar fare për shkeljet e nenit. Hajde të miratojmë planin e hetimit”, tha Bardhi. Ndërkohë zgjedhja e sekretarit të komisionit nuk u miratua pasi mungonte shumica. Kreu i komisionit deklaroi se mbledhja tjetër do të zhvillohet më 29 tetor në orën 10.