BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu i bën të papriturën Lulzim Bashës

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu i bën të papriturën Lulzim

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka nisur mbledhjen e 5000 firmave të domosdoshme për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e ardhshme.

Duket se ai nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bashën.

Mediu ka vijuar prezantimin e kandidatëve në qarqe, këtë herë në Shkodër.

Në fjalën e tij, teksa ka prezantuar 16 kandidatët, Mediu u shpreh se Partia Republikane është partia që beson tek prona private, si themeli i ndërtimit të ekonomisë së një vendi.

Sipas tij gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë dhe ka një përgjegjës Edi Ramen dhe regjimin e tij të korruptuar.

"Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë? Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithsecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje. Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk mund t`a vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen", u shpreh ndër të tjera Mediu.

Më të lexuarat