
Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Zgjedhjet e 25 prillit! Fatmir Mediu mesazh të fortë Lulzim Bashës: PD duhet të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbardhur detajet e takimit në selinë blu ditën e sotme me grupin negociator të demokratëve. Mediu tha se e ka kusht të panegociueshëm përkthimin e peshës elektorale të Partisë Republikane në kandidatë për deputetë.
Edhe pse negociata me Bashën vijojnë, Mediu po përgatitet për të prezantuar 140 kandidatët e tij në të gjithë Shqipërinë, nëse PR vendos të dalë e vetme në zgjedhje.
"Nuk është presion por e domosdoshme që Partia Republikane të ketë kandidatët e saj në të gjithë vendin. Ne jemi ende në negociata dhe nëse nuk biem dakord Partia Republikane duhet të ketë patjetër kandidatët e saj në të gjitha qarqet. Sot isha me Bashën edhe ai ka të njëjtën bindje me mua që çdo subjekt politik duhet të ketë kandidatët e tij për të marrë vota. Nëse votat që siguron PR garantojnë një mandat atëherë kjo vlen. Ne kërkojmë që të vlerësoj peshën e kandidatëve të Partisë Republikane në qarqe të ndryshëm dhe në bazë të kësaj peshe elektorale të vendoset dhe pesha e PR në listë dhe kandidatë. Unë jam në negociata për marrëveshje që do të sjellë fitoren, por jo që të bëjmë pazare se kush është qoshja e Fatmir Mediut. Ne jemi në fazë negocimi se kush janë hapësirat që krijojnë mundësi për të fituar. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në pazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë", tha Mediu për Report Tv.
Më të lexuarat


Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Vetingu në polici i dështuar, vetëm 29 persona janë futur në skaner gjatë 2 viteve, vihet në lëvizje Kuvendi

Kushtetuesja merr vendimin e parë, ndërkombëtarët kërkojnë 9 anëtarë për të shmangur pazaret, ultimatum KLGJ-së

Një tjetër skandal grabitje në spital, i vodhi para pacientit tek Infektivi, arrestohet nga policia infermierja 30-vjeçare

Zbardhen përplasjet Mediu-Basha, kreu i PR kërkon kandidatë në të gjitha qarqet, lideri i PD i vendosur për të futur të besuarit e tij

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

Duka flet për negociatat me PD: Kemi lëshuar të dyja palët, PAA pretendonte më tepër, në Durrës do jem në listë fituese

Lulzim Basha: Çmimin për lidhjet e Ramës me mafien e paguajnë shqiptarët, me të në krye të qeverisë drejtësia është në rrezik

PD fokusohet te përmbytjet: Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre, për qytetarët interesi mbetet zero

“Ndrangheta”, Rama: Tymnajë e neveritshme, nuk ka asnjë provë për lidhje me qeverinë, boll u morët me përgjime delirantësh
