BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita që Rama të mos marrë mandatin e tretë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu tregon çfarë duhet të

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit janë synimi i të gjitha forcave politike në vend. Partitë kanë nisur takimet në bazë për zgjedhjen e kandidaturave për deputet.

Kryetari republikan Fatmir Mediu gjatë takimit me kryesinë u shpreh se me gjithë lëvizjet antikushtetuese, Edi Rama nuk do të arrijë dot fitoren nga populli.

“Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët  e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet  e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore të padiskutuar në zgjedhje, me gjithë lëvizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës”, deklaroi Mediu.

Kryerepublikani theksoi se opozita e bashkuar do të mbrojë interesat e qytetarëve si dhe siguroi për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për deputet.