
Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ilir Beqaj zbulon tre arsyet pse Partia Socialiste do marrë të paktën 72 mandate

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Janar 2021
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës është i bindur për një fitore të sigurt të së majtës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Deputeti i Partisë Socialiste tregon arsyet se përse sipas tij, e majta do të ruajë rezultatet e zgjedhjeve të kaluara në veriun e Shqipërisë.
“Është vlerësim bazuar në rezultatin e 2017-ës, në ecurinë katër vjeçare, në mënyrën si kemi reaguar ndaj 3-4 momenteve shumë të rëndësishme që ka kaluar qeveria.
Flas me shumë siguri për veriun, e njoh mirë për shkak se jam deputet i qarkut Dibër, kam vazhduar jetën politike në Kukës, kam qenë në qarkun e Kukësit në zgjedhjet vendore dhe jam që nga shtatori në Shkodër.
Në këto qarqe ne nuk krijojmë asnjë disavantazh krahasuar me zgjedhjet e 2017.
Në Kukës kemi qenë 8000 vota më tepër. Në Kukës, gjatë këtyre 4 viteve kemi bërë investime, aeroporti është projekt konkret. Valbona është një potencial shumë më i madh politik.
Me rritjet e bletarisë, gështenjave, të imtave ekonomia është më mirë në Valbonë.
Në Kukës ka më shumë të ardhura nga nxjerrja e më shumë mineraleve”.-tha ish ministri.
Beqaj thotë se rezultatet janë konkrete dhe për ta vërtetuar mund të pyesim banorët sa merrnin para 8 vitesh dhe sa marrin sot.
Më të lexuarat


Emrat e parë nga PS/ Befason me lëvizjen Rama, zgjedh ‘vijën e zjarrit’ në Durrës e në Vlorë

Nga Klevis Balliu, Luçiano Boçi te Genc Pollo, ja 11 emrat e kandidatëve që Basha ka hequr në listat e 25 Prillit

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja çfarë pritet

Spartak Ngjela zbulon pse mori vendimin të mos kandidojë më 25 prill, paralajmëron zhvillime të bujshme: Ka një konflikt mes...

Plas në selinë PS pak para dorëzimit të listës/ Rama sherr me “gardën e vjetër”, ja lëvizjet e fundit me Majkon, Xhafajn, Hysenin dhe Spiropalin

Blendi Fevziut i vjen mesazhi i papritur në telefon: Bujar Nishani nuk do të...

Jozefina Topalli shpërthen ndaj Bashës, nxjerr prapaskenat e forta: Listë e mesnatës si në 2017, i vetmi emër që nderoj është...

Pas Agron Gjekmarkajt, Basha zgjedh koordinator kombëtar për komunkimin në PD analistin e njohur

Del LISTA e plotë/ Kush janë 140 kandidatët e PD në 12 qarqet e vendit, surprizë emrat e propozuar në Elbasan

Surprizë në Elbasan/ Basha heq Luciano Boçin dhe Endri Hasën, ja kush janë 6 emrat e parë në listë
